Nuk kanë të sosur skandalet në vendin tonë. Së fundi punonjësi i gardës në kryeministri, Renato Gega shihet duke masakruar gjallesat e egra në zonën e Leskovikut.
Edhe pse kjo është në shkelje me moratoriumin për ndalimin e gjuetisë kjo nuk e ka penguar punonjësin e gardës për të vrarë sorkadhet që gjenden në zonë.
I armatosur deri në grykë, punonjësi nuk ka lënë mangët që të postojë as fotot e kafshëve të ngordhura. Ndërkohë që ka hasur në reagimin e menjëhershëm të miqve të tij në rrjetet sociale.
Njëra prej tyre i shkruan ‘’sa gjynah”, ndërsa Gega vijon i bindur në qëndrimin e tij duke thënë se pëlqen që mishin ta haj të skuqur shoqëruar me një gotë vere të kuqe.
Kujtojmë se sorkadhja është një nga kafshët në rrezik zhdukjeje në këtë zonë, mirëpo çmenduria e këtyre personave nuk ka të ndalur. Vetë Gega shton se kjo ishte dita e parë e lejes së tij, e cila niste me gjueti. Shpresojmë që e njëjta skemë të mos përsëritet ditët e tjera.
(E.K/SHUPLAKA)