09:12 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali/ Shkon për t’u shëruar, 82-vjeçarit i bie tavani mbi kokë. Merr lëndime të rënda

17:25 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali/ Shkon për t’u shëruar, 82-vjeçarit i bie tavani mbi kokë. Merr lëndime të rënda

Ka më shumë se 10 ditë që prej se është shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë pranë QKUK-së. Pacienti, B. Vllasaliu, ka probleme me frymëmarrje. Por, ky nuk është telashi i vetëm që e ka gjetur 82-vjeçarin nga Novobërda.

Mesnatën e së enjtes atij i ra mbi kokë një pjesë e tavanit të dhomës numër katër të katit të dytë të klinikës së Pulmologjisë së QKUK-së. Nga shembja atij iu shkaktuan lëndime jo të lehta trupore. Pjesë të tavanit i ranë në kokë atij duke ia dëmtuar kështu syrin e majtë, fytin si dhe ka marrë lëndime në dorën e djathtë.

Madje, nga shembja, pacienti i lënduar i është nënshtruar edhe një intervenimi kirurgjik në pjesën e poshtme të syrit. 82-vjeçari, ka shpjeguar për Gazetën Express se për disa kohë kishte qenë pa vetëdije. Thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 1 të mesnatës që e lamë pas.

“Njëherë kam bërtitur. Më ka ndëgjue motra, pastaj kam mbet pa vetëdije. Me rridhte gjak shumë. Pasi më ka ardhur pak vetëdija e kom pa që me kanë pa (mjekët), ma kanë ndal pak gjakun. Pastaj e di që më kanë çu në tjetër spital prej orës 1 të natës deri në 4 kom nejtë në sallë”, shpjegon për rastin ai. Ai thotë se për dy javë kishte qëndruar në dhomën A4. Aty ku ndodhi shembja e tavanit.

“Më së fundi ma kanë qep syrin. Unë që dy javë ditë kam qëndru në atë dhomë. Pak ujë rridhte te çeshmja”, tregon më tej pacienti i lënduar, B.Vllasaliu.

Për lëndimet që mori në QKUK pacienti që po kërkonte shërim aty, zyra e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, Basri Sejdiut, nuk po i cilëson si serioze.

Këta të fundit deklaruan se janë të njoftuar për rastin por që nga tavani i Klinikës së Pulmologjisë, mbrëmë ra vetëm një pjesë e lyer e tij. Por, sipas tyre lëndimet e pacientëve që kishin qenë aty, nuk ishin serioze.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se mbrëmë në Klinikën e Pulomologjisë, në një dhomë ka rënë një pjesë lyer nga tavani, por asnjë nga pacientët nuk ka pësuar lëndime serioze. Për të parë gjendjen nga afër, në Klinikën e Pulologjisë, sot ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, i cili ka vizituar dhomën dhe pacientët që ishin të shtrirë në atë repart”, deklarojnë nga zyra e Basri Sejdiut. Ndërkohë, dhoma ku ndodhi kjo ngjarje e rëndë, sot gjatë ditës ishte e mbyllur. Në të nuk kishte asnjë pacientë.

Ata ishin traferuar në një dhomë tjetër. Drejtoresha e kësaj Klinike, Rukije Mehmeti ka refuzuar të prononcohet me arsyetimin se gazetarët e Expressit nuk kanë marrë leje nga zyra e drejtorit Sejdiu për të biseduar me të.

“Duhet të merrni lejen e pastaj të bisedojmë për rastin në fjalë. Objekti këtu ku jemi është shumë i vjetër. Dhoma ku ka ndodhur ngjarja është e mbyllur. As unë nuk e kamë çelësin e saj”, i është përgjigjur pyetjes të ekipit drejtoresha e Pulmologjisë. /Burimi: Gazeta Express

Pas

Plas sërish skandali në FIFA, arrestohet zv.presidenti

Para

‘Shqipëria ka bërë progres’, Soreca për “Die Welt”: Koha që BE të marrë një vendim pozitiv…

Para
Vizita e përfaqësuesëve të BE-së në Tiranë, komenton Soreca:  Progres domethënës, të ecim drejt BE-së

'Shqipëria ka bërë progres', Soreca për “Die Welt”: Koha që BE të marrë një vendim pozitiv...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.