08:42 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali/ Si gënjeu ministrja e Balluku, çfarë ndodhi pas 10 ditësh me Air Albania (E plotë)

17:08 | 27/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali/ Si gënjeu ministrja e Balluku, çfarë ndodhi pas 10 ditësh me Air Albania (E plotë)

Nga Mirilda Tili (gazetare e Fax News)

Kanë kaluar 10 ditët e afatit të vendosur nga ana e ministres Belinda Balluku me pretendimin se kompania shtetërore ajrore do të pajisej me lejen e fluturimeve.

Aktualisht, AIR Albania, vazhdon të jetë pa AOC –në, çertefikatën e operimit ajeror, edhe pse deklaratat për fillimin e fluturimeve nuk kanë munguar dhe madje nuk kanë munguar as udhëtimet dhuratë me avionin që mban emrin Lasgushi, apo edhe kronikat e gatshme.

Në datën 15 shkurt, në trasmetimet e ERTV, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Turkish Airline deklaruan se u firmos marrëveshja financiare trepalëshe. Sipas Ballukut, kjo marrëveshje do ti hapte rrugën kompnanisë që për 10 ditë të ishte gati nisja e fluturimeve.(Lexo këtu)

Por edhe kësaj here, 10 ditët kanë kaluar dhe sërish nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka asnjë Çertefikatë operimi fluturimesh. Madje në faqen Zyrtare të këtij institucioni mungon edhe publikimi i çertefikatës që i përket kompanisë tjetër shqiptare Albawings, e cila i ka nisur fluturimet para 3 vitesh.
Ndërsa në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve, ekstrati i kompanisë vazhdon të jetë po njësoj.

Madje nuk ka asnjë ndryshim edhe për sa i përket licensave aktive. Po keshtu edhe termat financiarë janë po njësoj. Kjo kompani ka të deklaruar si kapitalin e saj 100 mijë euro. Ndërsa Turkish Air Line ka deklaruar se ka investuar 3 mln euro. Ndërsa nga ana tjetër, vetë minsitrja Balluku, në kohën kur ka qenë drejtore e Albkontrollit, është shprehur se vetëm lyerja e avionit, i cili ka ndërruar pronar deri më tani 6 herë, ka kushtuar 150 mijë euro.

 

Etiketa: Air Albaniabelinda balluku
Pas

“Të ulen jo për pazare”, Majko bën deklaratën e papritur: Dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës

Para

“Po pse mi kush je ti”, astrologia Meri vë në siklet moderatoren e njohur

Para
“Po pse mi kush je ti”, astrologia Meri vë në siklet moderatoren e njohur

“Po pse mi kush je ti”, astrologia Meri vë në siklet moderatoren e njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.