05:26 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skandali, si tentoi menaxheri i Kukësit të korruptonte futbollistin e Partizanit

11:24 | 11/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali, si tentoi menaxheri i Kukësit të korruptonte futbollistin e Partizanit

Një tentativë e dështuar për korrupsion te Partizani. Një video-skandal tregon se si një menaxher futbollistësh, i cili është i afërt me klubin e Kukësit, është munduar të joshë një futbollist të klubit të kuq, për të toleruar në ndeshjen direkte, atë që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”, shkruan ”Panorama Sport”. 

Ai ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës. Personi që dëgjohet duke folur me lojtarin dyshohet se është Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior, duke pasur bashkëpunim edhe në aspektin e menaxhimit, pasi aty ka çuar futbollistë si: Albi Alla, Simon Rrumbullaku dhe Elton Kale. Përpos kësaj, ai ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Në video-skandalin, dëgjohet se si futbollistët e Partizanit e kanë regjistruar telefonatën, për të dekonspiruar këtë tentativë. Ai i kërkon Vilës në mënyrë direkte që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion.

Madje, i ofron edhe para, duke përmendur emrin e drejtorit të Kukësit, “Naimi” dhe presidentit të klubit verior “Safeti”. Ndër të tjera, ai mundohet ta bindë lojtarin edhe me faktin që sezonin e ardhshëm do e largojë nga klubi kryeqytetas, për t’i dhënë mundësinë që të luajë në Greqi me Korfuzin. 

Menaxheri: O vllai, ti e di që unë të du fort. Ti nuk je më aty vitin tjetër. Do të marr unë këtu. Do lush me Korfuzin. Unë për ty e kam.

Vila: Ëhë…

Menaxheri: Kur ishim atë ditë në kafe, aty afër ishte edhe Naimi. Drejtori i Kukësit. Edhe ai foli me Safetin edhe ai tha sa të duan. A kupto. Me toleru pak. Jo me bo penallti, por kur të jetë topin në anësore, me e nxjerr jashtë. Me toleru pak. A kupto? Safeti është i fiksuar për ta marrë titullin sivjet. E do patjetër.

Vila: Hajt se flasim.

Menaxheri: Ti menoje ihere me qetsi dhe pastaj më thuj… Mos më jep përgjigje tani!

Vila: Ok, ok…

Menaxheri: Sepse vllai ti deri në fund të sezonit do të jesh aty, a kupto… se pastaj do ikësh…

Vila: Eee, po pra. Mirë hajt.

Menaxheri: Ki parasysh, se nuk dua të… thjesht tolerim, a kupto… nxirre topin jashtë e kshu gjojnash, e di vetë ti.

Vila: Hëm… ashtu ëëë…

Menaxheri: Nejse, menoje vetë edhe më thuj. Kur ta ndash mendjen më ço një mesazh. Domethënë kur të jesh vetëm, më ço një mesazh… kaq. Mirë?

Vila: Eeee… hajt se flasim. Hajt, hajt se flasim.

 

 

 

Etiketa: emiljano vilakukesitsport
Pas

Fati i Zgjedhjeve të Qershorit, KUSH janë 5 gjyqtarët që vendosin në Kolegj. Mes tyre Gjin Gjoni

Para

“Rama aga i katundit politik, nuk i afrohet as Nanos as Berishës”

Para
“Rama aga i katundit politik, nuk i afrohet as Nanos as Berishës”

"Rama aga i katundit politik, nuk i afrohet as Nanos as Berishës"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.