03:45 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ Socialistët sabotojnë ndihmën ekonomike për familjet në Skrapar, Spahiu: 876 familje janë lënë në mjerim!

18:12 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ Socialistët sabotojnë ndihmën ekonomike për familjet në Skrapar, Spahiu: 876 familje janë lënë në mjerim!

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, deputeti i LSI Nasip Naço dhe kryetari i Bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu, kanë denoncuar sabotimin e mbledhjes së para disa ditëve të Këshillit Bashkiak të Skraparit, nga këshilltarët socialistë, mbledhje që kishte në qendër të saj miratimin e ndihmës ekonomike për mbi 800 familje të zonës.

Nesim Spahiu u shpreh se papërgjegjshmëria politike e këshilltarëve të Partisë Socialiste po u mohon ndihmën ekonomike 867 familje në Skrapar.

“Mungesa e këshilltarëve socialistë në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin.

Edhe përse të gjithë anëtarët e Këshillit ishin njoftuar më herët për këtë mbledhje, prezent ishin Kryetari i Këshillit dhe 5 anëtarë që u paraqitën ndërsa të tjerët i’u bindën urdhërave për bojkot “gjasme kundra projekt-vendimeve të Bashkisë”, por që në fakt ishin dhe mbeten kundër njerëzve të thjeshtë të Skraparit.” – ka thënë Spahiu

Nesim Spahiu ka akuzuar drejtpërdrejt deputetin socialist të Skraparit Adnor Shametin për bojkotin e këshilltarëve socialistë.

“876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste z.Adnor Shahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij.

Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojnë.” – tha ai.

Ndërsa deputeti Nasip Naço, theksoi mbështetjen ndaj kreut të Bashkisë Skrapar dhe këshillëtarëve të LSI-së si dhe ndaj familjarëve të cilët duhet të vijojnë pa ndihmë ekonomike për shkak të, siç u shpreh ai, papërgjegjshmërisë politike të këshilltarëve socialistë.

“Qeveria nuk ka patur dhe nuk ka asnjë plan për zhvillimin e Skraparit, për hapjen e vendeve të reja të punës, për luftën ndaj varfërisë, duke i lënë skrapalinjtë, dhe jo vetëm ata, alternativën e vetme, atë të largimit nga Shqipëria.” – tha ai.

Naço i ka bërë thirrje deputetit Shametit të heqë dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij dhe e qeverisë.

“Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara RIlindjes prej vitesh në Skrapar.

Deklarimet e tij se do jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu bërë të qartë se KEMP-I dhe përkrahja sociale janë dhuratë e këtij deputeti delirant.

Janë jo pak, por rreth 876 familje, përfituese të paaftësisë së përkohshme, të cilat do të mbeten pa të ardhura, duke bërë që ata t’i drejtohen listave të dyqaneve dhe duke u lënë si rrugë të vetme braktisjen dhe largimin jo vetëm nga Skrapari, por dhe nga Shqipëria.

E njëjta situatë është dhe për 418 aplikantë të rinj të ndihmës ekonomike, të cilët do mbeten pa të ardhura, vetëm për shkak të mungesës së këshilltarëve të Rilindjes në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Qëllimi i deputetit të Rilindjes është i qartë: sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më e lehtë është që përkundrejt varfërisë tu blejë votën e tyre.

Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi skrapallinjtë, janë të varfër, por janë krenarë dhe nuk mund të shiten dhe blihen. Koha e ka vërtetuar.” – u shpreh ish-ministri Nasip Naço.

(E.L./Faxweb)

Pas

Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Para

Skandali i bojkotit të Këshillit Bashkiak Skrapar/ Naço zbulon përgjegjësin: Mendon se do rrisë votat dhe meritat!

Para
Skandali i bojkotit të Këshillit Bashkiak Skrapar/ Naço zbulon përgjegjësin: Mendon se do rrisë votat dhe meritat!

Skandali i bojkotit të Këshillit Bashkiak Skrapar/ Naço zbulon përgjegjësin: Mendon se do rrisë votat dhe meritat!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.