Skandali te Onkologjiku, ndezi tensionet në kuvend mes opozitës dhe mazhoranës. Opozita kërkoi dorëheqjen e ministres.
‘Në këtë qeverisje të paktën tre ministra, Koçiu, Manja dhe Manastirliu duhet të ishin shkarkuar. Kanë qenë në dijeni të skandalit të onkologjikut dhe nuk kanë reaguar. Koka e korrupsionit janë këta tre ministra.’- tha Vokshi.
‘Do të amendojmë ligjin e mjekut. Do ti hiqet e drejta e profesionit. Kam lexuar qëndrime nga ato kritike por edhe me absurde. S’mund të përbaltet çdo kush që e bën punën me devotshmëri. Shumë kush nga ne çdo qytetar jam e sigurt se ka një eksperiencë të mirëfilltë në sistemin shëndetësor. Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre’, tha ministrja.
Bardhi: Jep dorëheqje
Koçiu: Kam dëgjuar gjithçka këto ditë. Po rrëzohet çdo investim dhe çdo punë që është bërë në shëndetësi.
Nikolla: Ju paralajmëroj zoti Bardhi, do t’ju përjashtoj nga salla.
Discussion about this post