Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në takimin e sotem bashkë më kryeministrin Edi Rama me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas skandalit në spitalin Onkologjik, është shprehur se me çuarja e atyre mjekëve para drejtësisë shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutllëku ekstrem.
“Ne, ministria e Shëndetësisë duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos pasur më hapësira per praktika abuzive”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi në onkologjik ka mjekë qe punojnë çdo ditë dhe nuk e meritojnë njollën e zezë që u vunë ish-kolegët e trye.
Koçiu: Në emër të të gjithë qytetarëve shpreh urimin tim që ata individë të gjykohen me zero tolerancë dhe të marrin dënimin e merituar me zero tolerancë. U shpreh keqardhje të gjithë bluzave të bardha të përkushtuar dhe të devotshëm. Kam folur me shumë prej jush këtu dhe e kam ndjerë jo thjeshtë mërzinë por plagosjen e rëndë morale për këtë neveri të madhe.
E them me plote gojën se shumë prej jush nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është si ata. Në onkologjik ka mjekë qe punojnë çdo ditë dhe nuk e meritojnë njollën e zezë që u vunë ish-koleget ë tyre të paskrupullt. E them me plotë gojën që çuarja para drejtësisë së tyre , shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutllëku ekstrem nga onkologjiku. Ne ministria e Shëndetësisë duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos pasur më hapësira per praktika abuzive.