Gjatë ditës së sotme do të jepen masat e sigurisë për 4 mjekët që u përfshinë në skandalin e QSUT. Mjekja Alketa Ymeri Pere një nga doktorët e spitalit Onkologjik që janë më masë sigurie pas skandalit të trajtimit të pacientëve me kancer ka thyer heshtjen. Ajo ka folur për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.”, u shpreh ajo.