06:36 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali tek Onkologjiku/ Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë: Abuzuesit, të përballen me ligjin, të thellohet hetimi!

11:40 | 26/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Skandali tek Onkologjiku/ Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë: Abuzuesit, të përballen me ligjin, të thellohet hetimi!

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji në një dalje për mediat ka reaguar ashpër për skandalin në spitalin Onkologjik të Tiranës, ku mjekë dhe infermierë, apo punonjës, abuzonin me medikamentet për të sëmurët me kancer. Teksa i bëri thirrje SPAK që të hetojë ngjarjen në fjalë, demokratja akuzoi se “krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin edhe më lart, në krye të punëve.”.

REAGIMI
Shqiptarët kanë mësuar të tronditur nga publikimet në media të vërtetën rrëqethëse dhe shokuese të shëndetësisë në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, e cila kalon përmasat thjeshtë të një abuzimi të disa mjekëve dhe stafit mjekësorë në bashkëpunim me subjekte private të fushës së shëndetësisë. Jeta dhe fati i mijëra qytetarëve shqiptarë të diagnostikuar me sëmundje tumorale, shpesh terminale, në vend që të gjenin një trajtim dinjitoz shëndetësor publik, në fakt janë përballur me një abuzim c’njerzor, duke u trajtuar si plackë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, drejtueseve të institucionit, klinikave private dhe firmave farmaceutike klienteliste. Rastet e mjekëve që bëjnë biznes me jetën e pacientëve janë të rënda, kriminale. Çdo shkelje e etikës, çdo abuzim me bluzën e bardhë, me betimin e Hipokratit, është e dënueshme.

Zemërata e qytetarëve pas daljes në media të bisedave, pjesë e dosjes penale, është e kuptueshme. Organet e drejtësisë do të duhet të thellojnë hetimet tek Spitali Onkologjik dhe në të gjithë rrjetin e shërbimeve shëndetësore. Megjithatë, nuk mund të njollosen te gjithë mjekët e puna e tyre shpesh në kufinjtë e sakrificës njerëzore. Por nga ana tjetër cdo bluzë e bardhë që abuzon me detyrën, do të duhet të përballet me forcën e pamëshirshme të ligjit. Rasti i personelit shëndetësor tek Onkologjiku nuk mund të trajtohet si një rast izoluar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, dhe të gjitha institucionet përgjegjëse vartëse do të duhet të mbajnë përgjegjësi.

E vërteta e shëndetësisë, e Onkologjikut, e shërbimeve të reduktuara, apo e mungesës së ilaçeve duhet kërkuar tek përgjegjësit kryesor, që janë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. SPAK dhe organet e Drejtësisë do të duhet të angazhohen në një hetim të thelluar pse mungojnë medikamentet pranë Onkologjikut dhe shërbimet e tjera spitalore? Pse Ministria e Shëndetësisë nuk mori masa ndonëse prej muajsh Opozita, qytetarët dhe mediat kanë denoncuar situatën e rëndë në Onkologjik dhe në sistemin tonë shëndetësor? Është provë besimi për SPAK që kësaj problematike skandaloze të mungesës së medikamenteve, të mos trajtimit shëndetësor të duhur, vjedhjeve dhe abuzimeve ti japë përgjigje me forcën e ligjit.

Përpara se media të hidhte dritë e prokuroria të vepronte, Rama dhe Manastirliu e dinin mirë gjendjen, por nuk ndërmorën asnjë veprim.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i vitit 2022 për Sëmundjet Tumorale ishte një ulërimë për autoritetet, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministrin Rama, por ata nuk kishin kohë ta shihnin realitetin e tmerrshëm me të cilin pacientët përballen çdo ditë në Spitalin Onkologjik. Disa herë e kemi ngritur këtë shqetësim bashkë me kolegë të Opozitës në Komisionin e Shëndetësisë dhe në Parlament, por deputetët e mazhorancës e kanë parë politikisht, dhe në mënyrë partiake e nuk kishin dëshirë të dëgjonin, ata ishin të fokusuar tek propaganda e Manastirliut dhe Ramës për “shëndetësi falas” dhe i shërbyen asaj me sy e veshë mbyllur!

Eshtë më shumë se kriminale t’u mohosh pacientëve me sëmundje tumorale trajtimin me kimioterapi apo radioterapi.
Eshtë ç’njerëzore. Brakiterapia dhe Ortovoltazhi nuk kanë punuar për një kohë të gjatë në vitin 2022 duke i hequr të drejtën e jetës rreth 600 grave. Aparatura e kobaltit prej vitesh nuk vihet në punë, por qëndron korridoret e Spitalilit Onkologjik, si një dëshmi se jeta vlen shumë pak.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinin këtë fakt, dhe nuk sollën asnjë përmirësim. Nuk morën asnjë masë.
Këto janë çështje që nuk i zgjidh dot një mjek, apo një shef shërbimi. Kërkojnë vullnet politik dhe buxhet.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit bën të ditur se megjithëse rastet me tumore në vendin tonë janë shtuar shumë vitet e fundit, fondet e Spitalit Onkologjik kanë ngelur të njëjta, të pandryshuara. Kjo do të thotë t’i lësh njerëzit në dorë të zotit, e pastaj kush ka mundësi të provojë darën e rëndë të privatit. Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqa i gjenin menjëhere lekët që duheshin për koncesionet, ndërsa nuk shtuan në këto 11 vite buxhetin për medikamente, paisje apo rikonstruksion tek Onkologjiku.

Nuk bënë asgjë për të rritur kontrollin e për të përmirësuar shërbimin jetik ndaj njerëzve. Ndaj janë sot, ata të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi. Qytetarëve shqiptarë nuk mund ti ofrohet thjeshtë një deklaratë publike shfajësimi por përballje të përgjegjësive të drejtëpërdrejta që mbart Ministria e Shëndetësisë për rastin në fjalë, duke e nisur nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet kësaj deklarate e kërkese për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë. Krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin edhe më lart, në krye të punëve.

Etiketa: OnkologjikuZheni Gjergji
Pas

Rama iu del në krah gazetarëve, kritikon prokurorët: Kur del ‘sekreti’, hetoni ata që e nxorën

Para

Rrahu bashkëshorten, përfundon në burg 47-vjeçari në Librazhd

Para

Rrahu bashkëshorten, përfundon në burg 47-vjeçari në Librazhd

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.