Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e cilësoi si të neveritshme dhe kërkoi ndëshkimin e kujtdo që njollos bluzat e bardha. Manja nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin penal, por ndryshime ligjore në aspektin administrativ.
‘Ngjarje e neveritshme. Qëndrimi është i qartë neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë shqiptare. Disa banditë që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha. Ka pasur një hetim të thelluar për spitalin Onkologjik. Është kallëzuar për ndjekje penale një punonjëse. Ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ me fokus të veçantë spitalin Onkologjik.
Nuk po flasim për ndryshime ligjore në aspektin penal. Ministria do bëjë rishikim dhe rivlerësim të kuadrit dhe propozimet për urdhrin e mjekut do vijnë nga sektori i shëndetësisë. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin administrativ dhe jo penal. Ndryshime do vijnë shumë shpejt.’- tha Manja.