01:23 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

SKANDALI me tokat në Spille, vetëdorëzohet në Polici Seit Cikalleshi, ish-kreu i hipotekave

13:40 | 16/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI me tokat në Spille, vetëdorëzohet në Polici Seit Cikalleshi, ish-kreu i hipotekave

Është vetëdorëzuar në Polici Seit Cikalleshi, ish-drejtuesi i Hipitekës në Kavajë. Cikalleshi akuzohet për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në Spille të Kavajës, duke ua kaluar një pjesë familjarëve të Elvis Roshit, Gentian Dajës, apo ish-prefektit të Tiranës. 

Po ashtu Cikalleshi ka pasur marrëdhënie familjare, ishte vjehrri i ish-kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja.

AKUZAT E PROKURORISË PËR 11-ISH ZYRTARËT: 

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.
Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.
Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.
Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.
Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

  1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
    2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
    3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
    4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
    5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
    6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
    7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
    8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

(E.K/FAXWEB)

Seit Cikalleshi, ish-kreu i hipotekave Kavajë
Etiketa: Kavajepoliciaseit cikalleshizyrtare
Pas

Rama me emra biznesmenësh: Janë votues të PD-së po t’i ndërtojnë patjetër! Basha: Nuk më komplekson dot! Ndryshe nga ti nuk i ndaj investitorët në të majtë e të djathtë!

Para

KUSH është i riu që mbeti i plagosur te ”Astiri”, ishte shoqëruar disa herë në Polici

Para
KUSH është i riu që mbeti i plagosur te ”Astiri”, ishte shoqëruar disa herë në Polici

KUSH është i riu që mbeti i plagosur te ''Astiri", ishte shoqëruar disa herë në Polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.