Assange i WikiLeaks mund të jetë i lirë të dalë nga ambasada ekuadoriane në Londër në fillim të muajit të ardhshëm nëse kërkesa e tij për të anulluar urdhrin e arrestit për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht aprovohet, sipas Shërbimit të Prokurorisë Britanike.
I pyetur nëse Assange, 46 vjeç, do të ishte e lirë të largohej nga ambasada pas një apeli të suksesshëm, një zëdhënës i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës tha: “Hipotetikisht, po”. Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks po qëndron në këtë ambasadë, pasi kërkoi azil atje në vitin 2012, pas një kërkese për ekstradimi nga Suedia për një akuzë për përdhunim.
Assange mohon akuzën duke e pretenduar si pjesë e një komploti për ta ekstraduar drejt SHBA-së. Një gjykatë e Britanisë së Madhe ka refuzuar të lëshojë detaje kyçe mbi komunikimet midis autoriteteve britanike dhe suedeze mbi çështjen e Julian Assange, në një përpjekje për të mbrojtur marrëdhënien e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës … Prokurorët në Suedi i kanë rrëzuar akuzat, por policia britanike pohon se Assange do të arrestohet nëse ai largohet nga ambasada në Knightsbridge, në qendër të Londrës. Ekipi i tij ligjor ndoqi një përpjekje për ta hequr mandatin e arrestit pasi akuzat në Suedi u rrëzuan. Ekuadori i dha shtetësinë Assange në dhjetor të vitit të kaluar.
Fillimisht u mendua që ai të linte Mbretërinë e Bashkuar nën imunitet diplomatik, por qeveria britanike e mohoi kërkesën. “Kjo do të kishte qenë diçka e mirë, por për fat të keq, gjërat nuk ecën siç mendohej “, tha presidenti ekuadorian Lenin Moreno në një intervistë me rrjetet televizive më 21 janar sipas “el Telegrafo”. Duke folur për RT Español në shtator, Moreno tha se Ekuadori i dha azil politik, sepse mendonte se jeta e tij ishte në rrezik. (M.Q/Faxweb)