Prej disa ditësh ka qarkulluar në media një video e realizuar në Sarandë, ku në çatinë e një ndërtese është shënuar emri ‘’Edi”.
Faxweb.al mëson se bëhet fjalë për EKO Kampus Saranda, një projekt që është në ndërtim e sipër, dhe do të shndërrojë ish-vilat qeveritare në një kompleks mësimor. Aty është projektuar që të ndërtohet një kampus arimor, me shkollë 9-vjeçare, kopësht dhe gjimnaz.
Mirëpo mbishkrimi i shënuar në tarracë është vërtetë i pazakontë, pasi shënimi i emrit të kryeministrit në një institucion publik është i pazakontë, dhe na kthen disa vite pas në diktaturë.
Kjo është denoncuar dhe nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan:
Se shpejti paranoja e tij nga taracat e shkollave do te kaloje ne shpatet e maleve si Edver! sb
Pershendetje Dr,Vepra madheshtore e cila ndertohet me forcat e partise do te kete te skalitur emrin e udheheqesit paranojak legjendar#EDI# Brezat qe do te edukohen ne kete shkolle duhet te brymosen edhe me dashurin per udheheqesin skizoid