Një ngjarje e trishtë dhe njëherësh skandaloze është regjistruar në ligën e katër në Zvicër, ku protagonistë ishin shqiptarët. Grushte, shqelma, sharje dhe gjithçka tjetër janë parë në ndeshjen mes FC Kosova dhe FC Versoix.
Të parët që filluan këtë sherr ishin shqiptarët, të cilët kanë filluar t’i godasin si të “çmendur” kundërshtarët e tyre. Një panoramë e tillë nuk i ngjan një loje futbolli, por krahasimi ideal do të ishte ajo e UFC-së.
Njëri nga lojtarët e kundërshtarëve ka përfunduar pa ndjenja dhe i gjakosur për shkak të goditjeve të forta, që pësoi në trup nga futbollistët e FC Kosova.
Viktima kryesore e kësaj përleshje të dhunshme është ende në spital. Raporti mjekësor ka zbuluar goditjet e pranuara: pesë brinjë të thyer.
Rencontre de…4ème ligue à Genève. J’ai mal à mon football! ☹️? ?, espérons que pour une fois, l’ACGF se montrera exemplaire dans ses sanctions et que les joueurs blessés en sortiront indemnes! #brutalité #footamateur pic.twitter.com/wvgiikNT6Y
— Jay Hnd (@JeremieHenriod) June 10, 2018
(B.H/Faxweb)