Fax News përmes gazetares Edona Haklaj bëri përpjekje për të marr një prononcim nga përfaqësuesi i bashkisë Erion Arapaj, por ky i fundit ka refuzuar ta bëjë duke thënë se nuk është i autorizuar.
“Në krahet e atij jam, ja shikojë këtë që nuk flet. Kjo është një godinë 100 vjeçare. Këta në vend që të na mbrojnë vijnë dhe na përzënë”, tha njëri prej pronarëve teksa punonjësi i bashkisë nuk pranonte të përgjigjej.
Ndërkohë po vijon prishja e dy dyqaneve dhe një banese të cilat tashmë janë kthyer në gërmadha ku e vetmja mënyrë që ju ka mbetur pronarët ashtu edhe siç deklaruan ata vetë do t’a ndjekin në mënyrë ligjore.
Momentalisht është shtuar prezenca e qytetarëve ku një pjesë e tyre i ka shtyrë kureshtja dhe disa të tjerë janë në mbështetje të banorëve. Në zonën ku po vijon shembja e banesave ndodhet edhe një numër i forcave të rendit të cilët janë prezent për të shmangur incidentet midis pronarëve të objekteve dhe punonjësve që po realizojnë aksionin.
Njëri nga pronarët e biznesëve është shprehur se i është dëmtuar malli me një vlerë prejh 30 mijë eurosh duke shtuar se nuk ka pasur asnjë njoftim që të kishte bërë kështu edhe lëvizjen e mallit përpara se të niste shembja.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/438979559992709/
Për prishjen e befasishme të 2 bizneseve dhe një banese pasditen e sotme në zonën e ‘Selvisë’ kanë folur për FaxNews 2 banorët të cilët ishin dhe pronarë të këtyre objekteve.
Sipas banorëve ata disponojnë leje ndërtimi dhe hipotekë për objektet e tyre, ndërkohë që prishja ka ndodhur pa asnjë dokument zyrtar dhe pa asnjë lajmërim.
Ndërkohë që banorët shprehen se janë lajmëruar nga qytetar të rastësishëm apo nga punëtorët në bizneset e tyre për prishjen e banorëve.
“Këto janë ndërtime që në 1989. Nuk na kanë lajmëruar fare. Qytetarët e ndryshëm na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që po na prishin lokalin. Ne do të bëjmë kallzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës që nesër në mëngjes. Nuk ka pasur asnjë lajmërim për këtë prishje, ndaj unë do të ndjek rrugën ligjore (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)