Ndërkohë që autoritetet në varësi të qeverisë shqiptare marrin çdo masë ndëshkimore për penalizimin e qytetetarëve që shkelin rregullat e përcaktuara në Aktin Normativ për pengimin e përhapjes së koronavirusit, fotot e mëposhtme nga një takim të Policisë së Shtetit në një ambjent të mbyllur dhe afërsia mes të pranishmëve është shqetësuese.
Por jo vetëm kaq edhe për vetë pozicionin që kanë duke qenë se janë pikërisht punonjësit e policisë që përcaktojnë kush duhet ndëshkuar e për çfarë.
Mbkledhja për të cilën po flasim është zhvilluar në Trupojë ndërsa kanë marrë pjesë kryepleqtë e fshatrave, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës.
Në fotot e mëposhtme vihet re qartë mungesa e distancës së autorizuar, mospajisja me maska dhe doreza, një sallë e mbushur pothuajse plot, kjo mbledhje u zhvillua pa asnjë shqetësim, ndërkohë që asnjë polic nuk vajti me bllokun e gjobanve në dorë për të ndëshkuar shefat e policisë, të cilët japin këshilla për të tjerët. (F.GJ/FAXWEB.AL)