Mbledhja e plehrave të Tiranës tashmë po bëhet edhe në një orar të papërshtashëm dhe mënyra sesi ato meren nga punëtorët e bashkisë të lë për të dëshiruar.
Plehra të hapura në mes të rrugës mbidhen me lopata nga punonjësit e bashkisë dhe kjo ndodh në një nga lagjet kryesore të kryeqytetit, pranë pallateve të Shallvareve. Ajo që është më “interesantja” është që ato po tranpotohen më një kamion të hapur.
“Përshendetje Nisma #. Ju falënderoj për punën e mirë që bëni në denoncimin e shumë fenomeneve që ndodhin në vendin tonë dhe ju inkurajoj për të vazhduar në punën tuaj. Doja të sillja në vemendjen tuaj një video që bëra pak minutash këtu tek lagja ime, prapa pallateve Shallvare, me pak fjalë, në mes të Tiranës. Besoj se video nuk ka nevojë për koment. I vetmi koment që më vjen është që jemi në vitin 2017 dhe ja si mblidhen plehrat nga “lali Eri” në mes të Tiranes, aty ku sipas bashkisë nga dhjetori i 2016 ka filluar menaxhimi i ri i mbetjeve nga Bashkia e Tiranës. Duan të bien edhe plehra nga jashtë këta”, shkuan një qytetar për Nisma Thurrje. (J.V/Shuplaka)