Një 55-vjeçar ka rënë pasditen e djeshme në lumin e Bistricës, ndërsa fillimisht u raportua se kishte qenë nën efektin e alkoolit. Djali 15-vjeçar i shtetasit Arben Shaqiri ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar të atin. (lexo edhe ketu).
Shaqiri është mbyttur në lumë dy ditë më parë në vendin e quajtur kanali I Çukës dhe kryetari I komunitetit rom në Sarandë shprehet se polumbarët ende nuk kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupit të tij.
Ai ka deklaruar se po shkon vetë në polici dhe shprehet dhe se nëse nuk fillojnë një operacion deri në orën 12:00 do të shkojnë të gjithë si komunitet para policisë Sarandë për të kërkuar të drejtën e tyre si qytetarë në radhë të parë, pastaj për trupin e të ndjerit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)