14:24 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal/Vëllai i presidentit Thaçi kërcënon policinë pasi kapet me armë në brez

18:07 | 09/12/2016
në Aktualitet, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal/Vëllai i presidentit Thaçi kërcënon policinë pasi kapet me armë në brez

Nazim Thaçi, vëllai i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kapet me armë në brez dhe nën ndikim të alkoolit gjatë një kontrolli policor.

Kur është ndaluar nga policia e trafikut, Thaçi nuk ka patur as patentë shoferi e as leje për armë.

Pavarësisht kësaj ai nuk e ka pranuar gabimin por i ka dalë kundër policisë duke thënë: “Nuk e dini kush jam unë?!”.

Në momentin kur është ndalur, Nazim Thaçi ka treguar se ka një armë në brez të tipit HS kalibri 9x19mm. Të paktën kështu thuhet në një raport të publikuar nga gazeta “ekspress”.

Pas këtij rrëfimi, mësohet se Thaçi ka shtuar: “Nuk e dini kush jam unë, se me ditë se kush jam unë, nuk më kishit ndalë fare”.

Në momentin kur është ndaluar nga policia, Thaçi nuk ka pasur as patentë shoferi. Polici në detyrë, që nuk mori asnjë dokument të identitetit të tij, e shoqëroi atë në automjetin zyrtar në stacion, e kështu më pas e lejoi edhe të bëjë thirrje telefonike, që t’i silleshin edhe dokumentet e lejes së armës, të cilat Nazimi tha se i posedonte.

Gjatë rrugës për në stacion policor, mësohet se Nazimi kishte kërcënuar policinë me fjalët: “Unë jam vëllau i Hashim Thaçit dhe nesër në mëngjes kam me shku në zyre të Shpend Maxhunit dhe kam me e njoftu që të marrë masa ndaj jush për arsye se ju e keni ndalë vëllain e Presidentit pa arsye”.

Sipas dokumentit në fjalë, Nazimi ka pranuar se kishte konsumuar alkool, kur u pyet nga patrulla e policisë për një gjë të tillë. Dokumenti thotë se pas 30 minutave, djali i Nazimit i ka sjellë letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe lejen e armës.

Nazim Thaçi u ndalua nga policia rreth orës 01:00 më datë 11.11.2016, te rrethi në dalje të Prishtinës.

Automjeti me të cilin Nazimi udhëtonte nuk ishte i tij, por nën pronësi të dikujt tjetër.

dokumenti

Etiketa: kapet i dehurkercenon policineNazim Thacivellai i presidentit te Kosoves
Pas

Manjani pritet nga ministri i Drejtësisë së Bavarisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Para

Poni prezanton për herë të parë të birin (FOTO)

Para
Poni prezanton për herë të parë të birin (FOTO)

Poni prezanton për herë të parë të birin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.