Një takim mjaft i rëndësishëm është duke u zhvilluar aktualisht jashtë vëmendjes së mediave në një prej hoteleve më të njohura të kryeqytetit.
Bëhet fjalë për një takim mes ambasadorit amerikan, Donald Lu, dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky takim është bërë me kërkesë të ambasadorit Lu.
Manjani është i njohur për kritikat e tij ndaj reformës në drejtësi, duket se rezervat do t’ia paraqesë në këtë takim, atij që mund të thuhet se konsiderohet si “kumbari” i reformës dhe Vetting-ut, Ambasadorit Lu.
Në takim duket se përveç çështjeve mbi reformën në Drejtësi, do të diskutohen edhe pika të tjera me rëndësi të ditëve të fundit, si çështja “Tahiri”, ndryshimi dhe riemërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo edhe pika të tjera.
(E.K/FAXWEB.AL)