23:00 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

S’kanë të sosur telashet për Tom Doshin, thërritet sërish në PROKURORI

10:49 | 07/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungonte njëri gjyqtar, shtyhet seanca për Tom Doshin

S’kanë të sosur problemet për deputetin Tom Doshi. Ai është thërritur sërish sot në Prokurori nën akuzën për deklarim të rremë të pasurisë.

Atij i është dashur që të ndërpresë fushatën në Qarkun e Shkodrës dhe të paraqitet sërish në organet e hetimit.

Dosja e tij pritet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Doshi është kandidat për deputetë në Qarkun e Shkodrës nën siglën e Partisë Social Demokrate. 

Hetimet për deputetin e Shkodrës mësohet se kanë nisur dy vite më parë, pas një kallëzimi të ILDKPI, por që prokuroria e ka përmbledhur me akuzën e përmendur më sipër.

Po ashtu mësohet se pas këtij vendimi Doshi do ti drejtohet Gjykatës së Lartë.

Ja çfarë thoshte ILDKPI dy vite më parë për Doshin
Kujtojmë se ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.

ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara duke insistuar që hetimet të shtrihen më tej për të parë nëse ka ndonjë shkelje tjetër. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: deputetihetim pasurieTom Doshi
Pas

Çudia, edhe pse pyeteshin për zgjedhjet parlamentare sondazhi i televizionit të Bolinos nxjerr Veliajn liderin më të besuar të shqiptarëve

Para

Basha paralajmëron LSI-në: Do ikin dhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët

Para

Basha paralajmëron LSI-në: Do ikin dhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.