Kryeministri Edi Rama ka prezantuar progamin “Urat e reja për Shqipërinë 2030” për zhvillimin e pronave publike.
“Një fazë e re e programit tonë të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore lidhur me hapësirat e punës, si edhe krijimit të partneriteteve që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejt financiarisht edhe sektori publik”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama theksoi se skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra vijojnë të cenojnë peizazhin tonë.
“Janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat të mëtejshëm përveç degradimit të këtyre aseteve”, theksoi Rama.
Ai shtoi se nga ky program shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, ndërsa thekso se “i jepet institucioneve të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave të tyre publike dhe nga ana tjetër i japim mundësi sipërmarrjes, që në shumë raste për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një pjesë prone që është e shtetit, të mund të përdorin këtë instrument”.
Edi Rama: Një fazë e re e programit tonë të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore lidhur me hapësirat e punës, si edhe krijimit të partneriteteve që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejt financiarisht edhe sektori publik.
Të gjithë i keni parasysh skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat të mëtejshëm përveç degradimit të këtyre aseteve.
Sot jemi këtu për të ndarë një qasje tjetër, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Jam i bindur që ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, sipërmarrës i cili do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që këto praktika e eksperienca i kanë shumëvjeçare e të konsolididuara.
E rëndësishme është që shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës duke humbur kështu mundësinë që të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut.
Dhe tjetra, që është e rëndësishme është që nëpërmjet këtij instrumenti të ri i japim mundësi institucioneve të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave të tyre publike, dhe nga ana tjetër i japim mundësi sipërmarrjes, që në shumë raste për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një pjesë prone që është e shtetit, të mund të përdorin këtë instrument, jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që duhet ta lëshoje atë pronë, flas për shtetin, pa marrë asgjë mbrapsht, por një çmim simbolik, por që në të shumtën e herës mbeti një procedurë e parealizueshme që në vite tërhiqte zvarrë investimet private, ose mos të reagojë fare, dhe kështu pezulloje një mundësi zhvillimi privat.