Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri përmes një deklarate për shtyp i është rikthyer çështjes së check up-it. Deputetja e PD-së shprehet se kryeministri Edi Rama ka detyruar mjekët të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check-up, nën kërcënimin e gjobës. Pampuri thekson se denoncimi i bërë nga PD u vërtetua pas publikimit të rastit në media. Ndërkaq ajo thekson se vetëm 27 përqind e shqiptarëve kanë bërë analizat e check up-it, ndërkohë sponsorizuesja e Ramës, Vilma Nushi paguhet me miliona euro.
“Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të Edi Ramës.
Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh.
Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh.
Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm 27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët. Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro”, u shpreh ajo.
(J.D/Faxweb.al)