13:38 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skema e indeksimit/ Sa do të përfitojnë pensionistët nga 1 tetori

08:26 | 05/09/2024
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skema e indeksimit/ Sa do të përfitojnë pensionistët nga 1 tetori

Ministri i Financave, Petrit Malaj premtoi një ditë më parë se sfidë personale e tij, por edhe e qeverisë mbetet adresimi i çështjes së pensioneve. Ministri paralajmëroi se në muajin tetor është parashikuar të ndodhë indeksimi i pensioneve me një vlerë prej 4.1 miliardë lekë. Megjithatë, ministri la të kuptohej se po punohet për diçka më shumë. Ai tha se grupet e punës po punojnë me synim pensione më të larta.

“Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë. Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore. Këtu flas jo vetëm për indeksimin e pensioneve”, tha ai.

Ndërkohë, eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, zbërtheu formulën e indeksimit të pensioneve, duke shtuar se ata që kanë pension të ulët, në muajin tetor do të marrin 50 mijë deri 100 mijë lekë të vjetra, më shumë se zakonisht, në pensionin e tyre mujor.

Sipas tij, nga bonusi i tetorit pritet të përfitojnë 250 mijë pensionistë ku përfshihen pensionet e pjesshme, të kooperativave apo pensionet e ulëta në vlerë monetare.

“Qeveria ka për detyrë indeksimin e inflacionit. Nga indeksimi, çdo pensionist do fitojë më shumë, 1900 lekë në muaj mesatarisht. Pensionet e ulëta do shtohen 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra vetëm njëherë, në tetor, kur do jetë bonusi. Pensionet e ulëta janë ato që nuk kanë plotësuar vitet e punës, pension kooperative, janë 230 mijë pensionistë, janë dhe pensionistët në qytet me pension të ulët. Grupi që merret me këtë punë nuk është transparent, duhet ta kishte edhe pjesëmarrjen e grupeve të interesit.

Aktualisht kemi administratë shtetërore shumë të fryrë, që janë 28 përqind, ndërsa në vendet e rajonit është maksimumi 18 përqind. Si ka mundësi që fryhet administrata, kur ke futur E-Albania? Nga 92 mijë vetë në administratë publike ka shkuar në mbi 147 mijë. Administrata mund të ulej në numër dhe të shtohej vëmendja ndaj pensionistët. Duhet pasur vëmendje për nënat me shumë fëmijë, për invalidët“, tha ai.

Pas

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama shpërndan mesazhin e veçantë

Para

I sëmurë me tumor, vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës

Para
I sëmurë me tumor, vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës

I sëmurë me tumor, vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.