22:43 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skema e mashtrimit përmes Call-Center: Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë

11:05 | 30/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skema e mashtrimit përmes Call-Center: Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet për një skemë të sofistikuar mashtrimi, ku janë përfshirë një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë.

Akuzat përfshijnë veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 2 milionë euro.

Ky hetim trevjeçar u realizua me metoda speciale dhe në bashkëpunim me shërbime partnere nga vende të ndryshme të Europës.

Çështja u inicua pas bashkëpunimit me autoritetet gjermane në Braunschweig, të cilët zbuluan mashtrime përmes platformave fiktive si “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader”.

Sipas Prokurorisë, qendra e mashtrimit ishte një call-center me emrin “Capital SHPK 1001”, me adresë në Tiranë. Vetëm një nga transfertat përmes kësaj qendre ka përfshirë 254,990 euro, të transferuara drejt llogarive të platformës “fx-leader.com”.

Si funksiononte skema?

Autorët përdornin reklama në internet dhe rrjete sociale për të tërhequr viktimat, duke promovuar investime të pretenduara fitimprurëse në aksione dhe kriptovaluta. Pas regjistrimit të viktimave në platformë, me të dhëna si emri, emaili dhe numri i telefonit, ata kontaktoheshin nga konsulentë financiarë të rremë, të cilët krijonin një marrëdhënie besimi.

Fillimisht, viktimat investonin shuma të vogla, duke parë fitime të stimuluara virtualisht përmes algoritmeve të platformës. Këto fitime i nxisnin ata të investonin shuma më të mëdha, derisa të humbnin të gjitha kursimet.

Pasi kërkonin të tërhiqnin fitimet ose depozitat e tyre, viktimat përballeshin me refuzime ose ndërprerje të komunikimeve. Sistemi ishte ndërtuar për të mashtruar viktimat deri në marrjen e shumave të mëdha parash, pas së cilës faqet fiktive mbylleshin.

Provat e mbledhura përfshijnë përdorimin e serverëve dhe aplikacioneve si PayPal, Coinbase, TradingView, Binance, dhe Crypto.com, të cilët shërbenin për transfertat dhe menaxhimin e kriptovalutave. Hetimi gjithashtu dokumentoi përdorimin e faturave dhe transfertave fiktive në banka në shtete si Lituania, India, Singapori, Hungaria, dhe vende të tjera me rrezik të lartë për pastrimin e parave.

Nga bashkëpunimi me autoritetet çeke, u zbuluan deklaratat e një shtetasi çek, i cili kishte humbur një shumë prej 285,000 CZK në investime të rreme. Skedarë të sekuestruar përfshijnë lista të detajuara me emra, numra telefoni dhe email-e të viktimave të mundshme.

Përgjegjësit kryesorë për këtë skemë përfshijnë shtetasin izraelit R.G., i cili dyshohet të ketë drejtuar operacionin, dhe 38 shtetas shqiptarë, të cilët vepronin si ndërmjetës financiarë dhe operatorë të call-center-it.

Të gjithë ata janë vënë nën akuzë për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.

Prokuroria thekson se skema përbën një nga rastet më të mëdha të mashtrimit dhe pastrimit të parave të dokumentuara në Shqipëri, me një ndikim të rëndë financiar dhe social në qytetarë europianë dhe shqiptarë. Gjyqi pritet të nisë së shpejti në Tiranë.

Pas

80-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, Berisha: Misionari që mbolli idenë e Kosovës së pavarur

Para

Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Spiropali: Dënoj aktet terroriste

Para
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagon mbi mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e negociatave

Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Spiropali: Dënoj aktet terroriste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.