Në finalizim të operacionit policor të koduar si “Transferta, realizuar nga Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve dy shtataseve shqiptare dhe një shtetasi Italian.
Burimet bëjnë me dije se personat në fjalë janë Almanda Durollari, Francesko Cocilovo dhe Vergjinush Durollari.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:
– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;
– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;
– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;
Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.
Almanda Durollari dhe shtetasi Italian Francesko Cocilovo të cilët mësohet se bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.
Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja Almanda Durollari bashkëjeton me shtetasin Italian Francesko Cocilovo dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases Vergjinosh Durollari 76-vjeçe, me banim në Pogradec (nëna e Almandës e cila është pensioniste).
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.