17:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skema e ndihmës ekonomike, Bajraba: Modeli i vjetëruar, nuk mund të përdoret teknologjia

09:46 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skema e ndihmës ekonomike, Bajraba: Modeli i vjetëruar, nuk mund të përdoret teknologjia

Akademiku Kosta Bajraba ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me problemet e skemës së ndihmës ekonomike.

Eksperti i çështjeve sociale u shpreh se sistemi i ndihmës ekonomike është i vjetëruar dhe shumë prej fondeve çohen dëm për shkak të abuzimeve.

Po ashtu Bajraba e pranon se sistemi online sjell një sërë problemesh, duke qenë se shumë prej familjeve që ndodhen në kushte të vështira ekonomike nuk i kanë marrëdhëniet e mira me teknologjinë.

‘’Për mendimin tim ky program i ndihmës ekonomike është i vjetëruar, pasi nuk del nga filozofia e tij që ka dalë jashtë kohe. Qeveritë e djathta e kanë hapur firzamonikën, një gjë që nuk i përmbushet filozofisë të së djathtës. Dhe për të përmbushur paradoksin qeveria e majtë e ngushton firzamonikën e kritereve.

Më mirë të kesh 10 abuzues në skemë sesa të përjashtosh një qytetar që e meriton ndihmën ekonomike. Qeveria ka marrë masat që shkurtimi i abuzuesve nuk do të thotë shkurtim i fondeve, po shtim i të ardhurave për familjet që janë brenda skemës.

Mjaft familje janë goditur dhe nxjerrë nga skema në mënyrë të padrejtë, reformat e sistemit të mirëqënies duhet të bëhen me një kujdes të veçantë.

Nuk mund të aplikohet teknologjia e sistemit për familjet të cilët ndodhen në një situatë kaq të vështirë ekonomike. Asgjë nuk i pengon punonjësit e shërbimit social që të dalin në terren dhe të vërejnë problematikat.

Kjo nuk është një situatë që e përjetojmë ne për herë të parë, vende më të zhvilluara se ne janë në kërkim të modeleve të reja. Modeli i të ardhurave bazë universale është një program që zbatohet në disa vende, çdo qytetar që jeton brenda një shteti ka të drejtë që ti garantohen të drejtat e tyre për të jetuar”, u shpreh Bajraba.

Ai theksoi më tej se një pjesë e mirë e përfituesve të ndihmës ekonomike janë persona që jetojnë në zona rurale që fare mirë mund të subvencionohen perms granteve për bujqësinë dhe blegtorinë.

(E.K/Faxweb)

Etiketa: kosta bajraba
Pas

E FUNDIT/Video e arrestimit të shpërndarësve të kokainës në zonën e ish-Bllokut

Para

E FUNDIT/Operacion antidrogë në Sarandë, shkatërrohet grupi i trafikut

Para
E FUNDIT/Operacion antidrogë në Sarandë, shkatërrohet grupi i trafikut

E FUNDIT/Operacion antidrogë në Sarandë, shkatërrohet grupi i trafikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.