17:59 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKEMA E PLOTË/ Kush është Migena Kajolli dhe mashtrimet e bujshme të saj, si iu zhvaste para qytetarëve me një SMS (Jeta e luksit)

12:09 | 23/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto-Si i mashtronin çifti nga Fieri qytetarët, jetë luksi dhe dreka darka (Skema e plotë)

Migena Kajolli është arrestuar nga ana e policisë së Fierit për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit në Vlorë me 8 vite burg, pasi u gjet fajtore për akuzën e mashtrimit.

Migena Kajolli së bashku me bashkëshortin e saj, Fisnikun, kishin nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe i merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Dyshohet se në total shumë e parave të përfituara nga ana e çiftit, që u arrestua fillimisht në Maj të 2018-tës, ka qenë rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen:

Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Skema e mashtrimit

Mësohet se duke u premtuar punësim në kompanitë private që operojnë në sektorin e naftës, e arrestuara dhe burri i saj u mernin qytetarëve nga një mijë deri në tri mijë euro secilit. Nga hetimet ka rezutuar se ata e vendosnin “tarifën” e punësimit kundejt mundësive të “klientëve” të tyre për të paguar.

Ndërkohë, për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte mar paratë se në telefonin e tyre do të mbërinte një mesazh konfirmimi nga kompania, shkruan ”Faxweb.al”.

Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste kryesisht 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marr në formë borxhi.

Mashtrimet në shuma të mëdha

Por, dy bashkëshortët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’I bënin kasioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha.

Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin mar.

Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet gjithë skema e mashtrimit dhe të provohet se dy të rinjtë kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u mar sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës. Mësohet se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimeve të kryer më parë nga persona të tjerë të mashtruar.

Provat

Vetë skema e ngritur nga bashkëshortët ka qenë një nga provat kryesore që ka çuar në arrestimin e tyre. Mesazhet telefonike të dërguara prej tyre në numrat celularë të ersonave që mashtronin ku u siguronin se kërkesat e tyre të punësimit ishin regjistruar, bisedat e zhvilluara në ”Viber”, aktet noteriale dhe prova të tjera të siguara me anë të hetimeve speciale, kanë bërë të mundur sigurimin e provave që kanë çuar në arrestimin e Fisnik dhe Migena Kajollit.

Jeta e bukur e çiftit

Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria dhe policia e Fierit është konkluduar se dy të rinjtë bënin “jetë të bukur” falë mashtrimeve që u bënin personave të ndryshëm për punësim, kundrejt shumave të parave.

Gjatë hetimit është konstatuar se bashkëshortët Kajolli thujse gjithmonë drekonin dhe darkonin në restorante dhe se shpenzonin para edhe për sende të tjera konsumi, si veshje etj.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga hetimet e dertanishme për përllgaritur se nëpërmjet mashtrimeve të tyre ata kanë përfituar gjatë dy viteve të fundit rreth 200 mijë euro.

Lexo edhe: 

Foto-Si i mashtronin çifti nga Fieri qytetarët, jetë luksi dhe dreka darka (Skema e plotë)

(E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: 200 mije euro mashtrimearrestohet migena kajollicifti kujollimigena kajolli
Pas

Iu mori qytetarëve 200 mijë euro, iu premtonte punësim, arrestohet Migena Kajolli

Para

“Po na mbani kot në burg”, Safet dhe Behar Bajri shigjetojnë prokurorin: Gjithçka e kemi prej tij!

Para
Kapet dhe ekstradohet nga Holanda Behar Bajri, akuzohet për vrasje, kanosje dhe trafik armësh

"Po na mbani kot në burg", Safet dhe Behar Bajri shigjetojnë prokurorin: Gjithçka e kemi prej tij!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.