03:13 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKEMA E PLOTË/ Si u krye grabitja e Prokurorisë në Durrës, kush fshihet pas 3 të arrestuarve?!

13:28 | 25/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit, reagon për ‘’Fax News’’ organi i akuzës

Grabitja e Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Durrës duket se është e mirëorganizuar me ndihmën e personave nga brenda.

Në këtë pistë kanë intesifikuar hetimet ndër të tjera, prokurorë të ngarkuar për zbardhjen e grabitjes. raporton gazetarja e ”Fax News” Elitjona Doko.

Autorët e dyshuar Artur Isa 49 vjec dhe Besnik Bushi 54 vjec, te dy me precedent të mëparshëm penal, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, mendohet të kenë përdorur celës për të hapur derën kryesore të organit të akuzës.

Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor për shkak se këta të fundit nuk kanë konstatuar asnjë demtim apo thyerje të derës se jashtme apo të ndonjë hapësire tjetër që mund të ketë sherbyer për të hyrë në ambjentet e brendshme të prokurorisë.

Me tu futur brenda, objektivi  ka qenë i qartë.

Grabitja fashikullit, e zyrës së prokurorit të antikrimit ekonomik Afrim Shehu si dhe një oficeri tjeter gjygjësor, zyrat e të cilëve ndodhen në katin e 4-ert të godinës.

Autorët fillimisht  me anë të sendeve të forta kanë hapur deren e zyres se Serverit, duke e dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike qe rregjistrojne kamerat e sigurise dhe ndërhyrë në sistemin kimojuterik.

Qëllimi mbetej  zhdukja e regjistrimit që kishte filmuar momentin e hyrjes së tyre në ambjentet e brendshme.

Pas kësaj ata i janë drejtuar zyrës së prokurorit, aty ku kanë hapur derën forcërisht për të marrë dosje dhe kompjuterin e punës.

Të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe në grabitjen e zyrës së oficerit gjyqësor.

Ende nuk dihet se cila dosje ka nxitur kryerjen e grabitjes, por prokurori Shehu kishte nën hetim dosje të rënda korrupsioni ku të implikuar janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë  të lartë të qytetit bregdetar por edhe hetim për grupe të strukturuara kriminale në drejtim të pastrimit të parave.

Pavarësisht se godina ruhej nga punonjesi Policise Private, Nias Lena 56 vjec,  tashmë  i ndaluar nga policis,  nuk ka pikasur asgjë.

Lidhur me rastin prokuroria, ashtu sikursë në grabitjen e parë është mjaftuar të njoftojë se është regjistruar procedimi penal, por pa dhënë detaje mbi dokumentet apo dosjet e grabitura.

Burime nga organi i akuzës sqarojnë se nën hetim krahas personave të autorizuar për mbajtjen e çelësave të institucionit,  janë edhe oficer gjygjesor apo prokuror.

Ky hetim ka nisur pasi dyshohet se ka pasur një bashkëpunim nga brenda prokurorisë por edhe jashtë saj duke i krijuar lehtësira autorëve në kryerjen e grabitjes.

Ashtu sikurse edhe më herët autorët të cilët mendohet të jenë të njëjtë me grabitjes e korespondencës së prokurorisë, ishin njoftuar për kohën dhe itinerarin që korrieri i këtij institucioni do të merrte postës.

Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”

Në dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, tre të ndaluarut mohojnë akuzat, ndërsa roja ka pohur se nuk ka degjuar asnjë zhurmë dhe aq më pak të ketë ndihmuar autorët e kësaj ngjarje. Kamerat e sigurisë nuk kanë të filmuar asnje të dhënë, pasi ndërhyrja në server ka bërë që pamjet të fshihen./FAXWEB.AL

Pas

Zbuloni shenjat më të djallëzuara të horoskopit që “fusin shejtanin në shishe”

Para

Aksident i rëndë në Peqin, përplasen 3 makina, bllokohet autostrada

Para
E RËNDË/ Automjeti merr flakë në ecje në autostradën Lushnje-Tiranë

Aksident i rëndë në Peqin, përplasen 3 makina, bllokohet autostrada

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.