Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News” ka dhënë detaje në lidhje me organizimin e protestës së opozitës ditën e nesërme.
Çollaku u shpreh se vullneti i Lulzim Bashës është që protesta të jetë paqësore, ndërsa njerëzit në bazë kërkojnë që të mo vinë në Tiranë për të qendruar me duar në xhepa.
Duke vijuar më tej, Çollaku u shpreh se socialistët kanë një skemë që të bllokojnë personat që do të vinë në protestë nga rrethet, ndërsa shumica e protestuesve kanë mbërritur sot në kryeqytet.
“Zoti Basha kërkon një tjetër natyrë protestash, paqësore. Unë besoj se sistemi kriminal i ngritur në këtë vend nuk mund të largohet me protesta brenda sistemit. Militantët e bazës na thonin se ne nuk vimë më në protestë që të mbajmë duart në xhepa përpara kryeministrisë. Dhe ne iu themi që pushteti merret me vota.
Ka një skenar nga pala tjetër për të bllokuar protestuesit që vijnë nga rrethet, poi u bëj një thirrje që të mos lodhen pasi shumica e protestuesve kanë ardhur sot në Tiranë. Kështu që mos i lodhni kot policët me kontrolle në rrugë.
Tani nuk është moment që të merremi me kritikat kun dër Lulzim Bashës, pasi kemi përballë rrezikun më të madh. Heqim atë nga drejtimi i vendit dhe më pas merremi edhe me problemet brenda PD-së, pse jo”, u shpeh Çollaku.
(E.K/FAXWEB)