Gjatë takimit me përfituesit e e skemave lehtësuese të OSHEE-së për abonentët në nevojë, kryeministri Edi Rama prezantoi sot nismën e leximit të faturës katër herë në vit për abonentët në emigracion.
Sipas tij, reforma do dështonte nëse kamatvonesat do ishin falur që në fillim.
“Brenda vitit leximi i faturës do të jetë kudo, jo më siç i duan sytë dhe ia kërkon xhepi një lexuesi që në bazë të rryshfetit bën faturën, po siç e lexon kompjuteri. Nga ana tjetër siç tha ministri po punohet për të vendosur një mesatare, që leximi mos të bëhet çdo muaj por 4 herë në vit.”, tha Rama.
Sakaq, në fjalën e tij, Rama tha se kanë zeruar kamatvonesat për pensionistët, ndërkohë që premton edhe lehtësi të tjera, që do t’u ofrojnë qytetarëve mundësi të mëdha.
Deri më tani, Rama tha se 453 mijë konsumatorë kanë akt marrëveshje me shtetin. (D.D/Shuplaka)