23:15 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Skemë e re e kualifikimit të mësuesve”, Manastirliu: Gati testimi i informatizuar! Mbështetje më e madhe financiare që në vitin e 3-të të punës së mësuesve

11:32 | 27/02/2025
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Skemë e re e kualifikimit të mësuesve”, Manastirliu: Gati testimi i informatizuar! Mbështetje më e madhe financiare që në vitin e 3-të të punës së mësuesve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i informatizuar për mësuesit që do të kalojnë shkallën e parë të kualifikimit, që në vitin e tretë të punës dhe me pagesë të dyfishuar për kualifikim.

Ministrja Manastirliu u shpreh se skema e re e kualifikimit të mësuesve është një risi për arsimin parauniversitar, duke ofruar një proçes më të shpejtë, më transparent dhe të bazuar në meritokraci.

“Për herë të parë, mësuesit do të mund të përfitojnë gradat e kualifikimit në vitin e 3-të, të 8-të dhe të 15-të të punës së tyre, përmes një sistemi që vlerëson njohuritë, përvojën dhe aftësitë e tyre profesionale. Mbi 6 mijë mësues kanë aplikuar për tre kategoritë ku më shumë se 2,000 mësues do të testohen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të fituar kategorinë e ‘Mësuesit të kualifikuar’, përmes një testimi të informatizuar, që përbën 40 pikë të vlerësimit të përgjithshëm, ndërsa 60 pikë do të vijnë nga dosja personale, trajnimet dhe projektet e mësuesve. Pjesa tjetër është e angazhuar përmes projekteve personale, orëve të hapura, duke u vlerësuar sipas ekipeve të cilësisë brenda shkollës për të përfituar dy shkallët e tjera: në vitin e 8-të, “Mësues specialist” dhe në vitin e 15-të të punës, “Mësues mjeshtër.”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres, reforma e kualifikimit shoqërohet edhe me mbështetje financiare më të lartë për mësuesit.
“Përveç faktit që kualifikimi merret më shpejt dhe trajnimet janë falas, mbështetja financiare për mësuesit është rritur ndjeshëm. Kemi dyfishuar shpërblimin për kategoritë ‘Mësues i kualifikuar’ dhe ‘Mësues specialist’, ndërsa për ‘Mësuesin mjeshtër’ kemi një rritje prej 50%”, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

 

 

Ndërkohë ASCAP ka hartuar dhe dorëzuar pranë QSHA fondet e pyetjeve në 44 profile AML/ AMU për mësuesit që do bëhen pjesë e testimit të informatizuar. Procesi i kualifikimit do të vijojë gjatë muajve mars dhe prill, duke përfshirë testimin e informatizuar, vlerësimin e dosjeve profesionale dhe projekteve të inovacionit mësimor, duke siguruar një sistem më të drejtë dhe efikas për zhvillimin profesional të mësuesve.

Pas

EMRAT/ Falsifikonin certifikata të gjuhëve të huaja, arrestohen tre persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

Para

“Thyhej më dysh për t’ja dhënë dorën Nanos”/ Paloka: Rama ngjiti shkallët e karrierës me servilizëm të ndyrë, sot shkel me këmbë më të dobëtit

Para
“Thyhej më dysh për t’ja dhënë dorën Nanos”/ Paloka: Rama ngjiti shkallët e karrierës me servilizëm të ndyrë, sot shkel me këmbë më të dobëtit

“Thyhej më dysh për t’ja dhënë dorën Nanos”/ Paloka: Rama ngjiti shkallët e karrierës me servilizëm të ndyrë, sot shkel me këmbë më të dobëtit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.