18:06 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skemë mashtrimi për të përvetësuar ‘Audi’-n luksoz me vlerë 200 mijë euro, në pranga Elvis Kosova

10:16 | 28/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skemë mashtrimi për të përvetësuar ‘Audi’-n luksoz me vlerë 200 mijë euro, në pranga Elvis Kosova

Një 38-vjeçar me emrin Elvis Kosova ka rënë në pranga ditën e sotme për mashtrim. Mësohet se Elvis Kosova së bashku me një turk Yucehan Er kanë tentuar që të mashtrojnë për të përvetësuar një makinë luksoze tip ‘Audi’me vlerë 200 mijë euro. 39-vjeçari turk ka marrë një Audi me qira në Gjermani, ka ardhur në Shqipëri duke ia ka dhënë Elvis Kosovës makinën e më pas ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur. Po ashtu në kërkim është shpallur dhe një 19-vjeçar

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “R 8”. Bëri kallëzim të rremë, për qëllime përfitimi, për vjedhjen e një automjeti tip “Audi” të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar.

Arrestohet gjithashtu 38-vjeçari që mori automjetin dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush. Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përkujton At Zef Pllumin në 100-vjetorin e lindjes

Para

Sherr i ashpër në burgun Nigrita Serres në Greqi, shqiptarët plagosin me thika dy romë

Para
Sherr i ashpër në burgun Nigrita Serres në Greqi, shqiptarët plagosin me thika dy romë

Sherr i ashpër në burgun Nigrita Serres në Greqi, shqiptarët plagosin me thika dy romë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.