Futbolli në Greqi javët e fundit është përfshirë nga një seri skandalesh, duke vazhduar mbrëmjen e sotme me “shfaqjen” e radhës.
Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, ka hyrë në fushën e lojës duke sulmuar gjyqtarin e takimit.
Kjo ngjarje ka ndodhur pas anulimit të golit të shënuar nga Varela ndaj AEK-ut të Athinës, i cili është anuluar nga gjyqtari për shkak se është vënë re që Varela ka penguar portierin.
Pikërisht në minutën e 84-t, ku u shënua goli dhe brenda pak minutash u anulua, tifozët e PAOK-ut kanë shpërthyer ne protesta, të cilave iu është bashkuar dhe presidenti i klubit.
Presidenti Ivan Savidis, i cili ishte me një armë në brez, së bashku me drejtorin teknik, Ljubos Mishel, kanë kërcënuar gjyqtarin për anulimin e golit.
(E.K/FAXWEB)