Një vendim i diskutueshëm i VAR shkaktoi skena tronditëse në “Copa Libertadores”, teksa lojtarët e zemëruar të Boca Juniors sulmuan tunelin e stadiumit, përpara se të përplaseshin me policinë në detyrë. Boca u rrëzua në këtë kompeticion në 1/8 finale, pasi u mund me penallti nga Atletico Mineiro në “Belo Horizonte”.
Skuadra mike ndjeu se u persekutua nga gjykimi gjatë kohës normale dhe zhgënjimi shpërtheu pas humbjes dramatike 3-1. Pas ndeshjes, pamjet e tunelit të stadiumit treguan një numër lojtarësh të Boca, përfshirë ish-mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, duke u përpjekur të kishin akses në dhomën e zhveshjes së Mineiro, për t’u përballur me gjyqtarët.
Objekte të tilla si një fikëse zjarri dhe pengesë metalike u hodhën në derën e arbitrave me inat, me policinë e detyruar të ndërhynte për të qetësuar situatën. Është raportuar se oficerët e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës mbi disa anëtarë të skuadrës dhe stafit të Boca, duke i paralajmëruar se tashmë mund të përballen me arrestim.
Boca pretendoi një gol të anuluar për “offside” pas rishikimit me VAR. Dy skuadrat kishin barazuar 0-0 në ndeshjen e parë, të luajtur në Argjentinë, javën e kaluar. I pyetur nëse gjyqtarët e ndeshjes luajtën një rol kryesor në eliminimin e tyre nga gara, mesfushori i Boca, Diego Gonzalez, u tha gazetarëve pas ndeshjes: “Pa dyshim, të gjithë mund ta shohin këtë. Ne shënuam një gol të anuluar pa të drejtë, fakti është se meritonim të fitonim edhe ndeshjen e parë. Kjo na dhemb, ndihemi keq. CONMEBOL duhet ta shikojë mirë këtë rast”.
Legjenda e Boca-s dhe ish-ylli i Argjentinës, Juan Roman Riquelme, dha mendimin e tij mbi skenat e shëmtuara, duke pretenduar se policia ishte agresore, ndërsa situata po përshkallëzohej në tunel. Riquelme, i cili aktualisht shërben si zv.president i klubit argjentinas, tha: “Kur ishim duke hyrë në dhomën e zhveshjes, një person me kostum i shtyu djemtë dhe i ofendoi… Policët hodhën gaz lotsjellës në fytyrat e lojtarëve tanë”.
Marcos Rojo y Carlos Izquierdoz, a las trompadas con la seguridad. pic.twitter.com/Zc7BTG5gsM
— Planeta Boca Juniors (en ?) (@PlanetaBoca) July 21, 2021
Se ve que en la transmision de allá no lo pasaron. pic.twitter.com/uMxyP47b59
— Faka (@Faka_sc) July 21, 2021