Agim Gjata një qytetar nga Lushnja, i mbetur i papunë, elektricist në OSHEE i kërkoi kryeministrit Rama punë, duke iu ankuar live gjatë takimit të së shtunës në Lushnje.
“Në lidhje me ato që thoni ju z. Kryeministër, vende pune ka, po specialistët mungojnë, një nga ato jam dhe unë specialist, elektriçist dhe me arsim profesional. Zyrat e punës janë, qoftë ministri Gjiknuri, qoftë dhe Ardian Çela, pse nuk i sjell këtu zyrat e punës të pasqyrohet kjo gjëja, dhe ne të na gjejë punë.” u shpreh ai në takimin me Ramën.
Ndërkohë që kryeministri replikoi duke theksuar se për sa kohë në këtë vend njerëzit mendojnë se do gjejnë punë vetëm në shtet nuk do të punësohen asnjëherë, por nëse zotëria në fjalë kërkonte punë personalisht kryeministri ja gjente për 24 orë.
Ndërkohë që një pjesë e komentuesve i shohin këto mënyra punësimi si pjese të propagandës së qeverisjes pa bereqet.
“Keto takimet tuaja te bashkeqeverisjes jane thjesht pjese e propagandes suaj pa bereqet sepse faktet tregojne se I harroni premtimet ose beni aq shume sa nuk u vjen radha te zgjidhen! Besoj se e mbani mend ne Ure Vajgurore takimin me njerezit e mbytur 27 vjet nga tymi I guroreve, se do nderhyni..Por KUR ????” shkruan një komentues.
Megjithëse i gjithë episodi i ditës së shtunë duket si një skenar i parapërgatitur që qeveria të reklamojë lehtësitë për punësim, ndërkohë që jo të gjithë mund të kërkojnë punë në takimet publike të qeverisë.
Në një video të postuar në Facebook, Rama tregon sesi qytetarit nga lushnja ju gjet punë pas takimit publik ditën e shtunë.
“MIRËMËNGJES. dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë”- shkruan Rama.
(M.Q/Faxweb)