Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se fushata elektorale për zgjedhjet e parlamentare 2025 do të jetë një farë, teksa ai dhe presidenti i PL-së, Ilir Meta ndodhen nën masë arresti. Ai theksoi se plani A dhe B i tij është mosbindja civile dhe qeveria teknike.
“Çdo shqiptar e ka të qartë se kemi të bëjmë me farsë fushatë. Plani B dhe plani A i Sali Berishës është mosbindje civile dhe qeveri teknike.
Thirrje për pensionistët dhe familjarët e tyre, të ngrihem kundër këtij regjimi të pamëshirë. U bëj thirrje shqiptarëve në New York dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që shkon për të kërkuar votën e tyre.
U them bashkëatdhetarëve fisnikë, se ju si emigracion keni një rol të dytë historik për të luajtur, siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit. Ju ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës, e cila qenien shqiptare po e shkatërron me pamëshirë se çdo pushtim tjetër në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.