Sot në ora 15:00 në selinë blu do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.
Ka qenë Lulzim Basha ai që ka njoftuar mbledhjen e kësaj strukture, disa ditë para protestës së madhe të paralajmëruar para Kryeministrisë më 16 mars.
Në selinë blu do të mblidhen sot të gjithë deputetët e dorëhequr nga mandati si dhe kryetarët e degëve.
Në këtë mbledhje raportohet se do të diskutohen dhe skenarët që do të ndjekë opozita për protestat neë vazhdim.