21:29 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Skenari i opozitës, çfarë do bëjnë në Kavajë deputetët (DETAJET)

20:13 | 03/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skenari i opozitës, çfarë do bëjnë në Kavajë deputetët (DETAJET)

Zgjedhjet e Kavajës për kryetarin e Bashkisë, pas shkarkimit të Elvis Roshit po afrohen. Nga 7 maji na ndajnë vetëm pak ditë, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar që nuk do ta lejojë zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Kështu që nga dita në ditë shtohet kurioziteti i qytetarëve se çfarë pritet të ndodhë ditën e djelë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë thirrje që këtë të djelë kur do zhvillohen zgjedhjet, qytetarët të mblidhen në Kavajë për të kundërshtuar zhvillimin e tyre.

“Me popullin nuk mund të luhet më. Të dielën në orën 11:00 e gjithë Shqipëria, paqësor për të vendosur, çlirohet Kavaja nga krimi, nga droga, nga pasiguria dhe poshtërimi. Të dielën jemi të gjithë në këmbë për lirinë e Kavajës, për lirinë e Shqipërisë për lirinë e shqiptarëve, për fitoren e popullit, për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, është shprehur sot Basha nga çadra e opozitës.

Pavarësisht replikave që i janë bërë këtij vendimi të opozitës, kjo e fundit ka deklaruar përmes kreut të saj Lulzim Basha, se ndryshe nga sa mendohet këto protesta nuk nënkuptojnë dhunë por do jenë një protestë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu siç është kauza e të gjitha protestave që prej 18 shkurtit.

Pak ditë më parë Basha mblodhi në selinë blu krerët e PD në rrethe për të planifikuar në detaje protestën e së dielës në Kavajë.

“Sot do të planifikojmë në detaje bashkimin për të dielën e ardhshme me 7 maj në Kavajë për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi, droga dhe zgjedhjet fasadë. Prej ditës së hënë dhe tutje do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile dhe lëvizjen e madhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të kulmuar me 18 qershor.”, deklaroi ai para mbledhjes.

Në këtë mbledhje u vendos që  protesta do të nisë në orën 11:00 të së dielës dhe pas fjalimit të Bashës në qendër të qytetit, protestuesit do të shpërndahen në mënyrë paqësore drejt qendrave të votimit, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërkohë që në këtë protestë mbarëkombëtare pritet që të marrin pjesë rreth 20 mijë vetë.

Një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës.

Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj. Këta do të koordinojnë protestën masive të 7 majit.

Gjatë ditës së sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë ulur në një tavolinë diskutimi të thirrur nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, për të konkluduar në një marrëveshje në kuadër të zgjidhjes së ngërçit politik.

Por deri më tani nuk raportohet të jetë arritur në ndonjë përfundim. Kështu që protesta e të djelës nuk rrezikon të largohet nga axhenda e PD-së dhe e opozitës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Elvis RroshiLavajaprotestazgjedhjet
Pas

FSHF konfirmon arbitrat e huaj për ndeshjen e Partizanit me Kukësin

Para

“Është më e lehtë të trokasësh të ‘fortin e lagjes’, por më fisnike është të rreshtohesh në një llogore me të pambrojturin”

Para
Julian Deda sulmon OSHE: Ju thafshin duart se na shkatërruat nga nervat hajdutët e dreqit

“Është më e lehtë të trokasësh të ‘fortin e lagjes’, por më fisnike është të rreshtohesh në një llogore me të pambrojturin”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.