Gazetari Mentor Kikia ka dhënë një skenar se çfarë mund të ndodh në shtator, pasi të krijohet SPAK dhe Gjykata Kushtetuese.
Kikia tha emisionin ‘Arena’ në ora neës, se mund të ketë një riformatim të klasës politikë, çfarë çon në shfuqizimin e zgjedhjeve vendore dhe vendi mund të shkojë në zfgjedhje të parakohshme.
“Çfarë mund të ndodhë? E vetmja gjë që mund të ndodhë është që zgjedhjet t’i shfuqizojë Gjykata Kushtetuese. Ka ardhur dy herë rekomandim nga DASH, që të bëhet Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm kjo Gjykatë mund të shprehet nëse ishin apo jo të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit.
Këtu fillon historia nga e para, dhe derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese, është krijuar edhe SPAKU dhe BKH, dhe kanë filluar të vendosen disa fletë-rrufe, sa majtas edhe djathtas. Dhe Klasa politike mund të riformatohet, në një skenar më optimist, zgjedhjet vendore mund të shfuqizohen, dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe vendore edhe të përgjithshme”, tha Kikia.