Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook ndaj ekspertit e Shëndetit Publik Erion Dasho duke i thënë se nuk duhet të përhapë paník me deklaratat e tij. Dasho u bazua në shifrat rekord të të ínfektuarve duke thënë se nuk është pasqyra reale e epídemisë.
Në shkrimin e tij, Brataj sqaron se si bëhet përzgjedhja dhe kush e bën tamponin për të dyshuarit me korónavirus. Vihet re komenti i një studenti që shpjegon se pati shenjat e para, por nuk ka pasur asnjë reagim nga organet kompetente dhe në kompaninë ku punon ka raste që janë vetëkarantinuar.
Ndërkohë, i është sugjeruar që të marrë mjekim por ende nuk ka asnjë inspektim për atë që e konsideron vatër të re ínfeksioni. Në koment, studenti ngre pyetjen edhe për auditoret dhe sigurinë në Universitete.
Komenti i studentit: I nderuar profesor! Duke e kaluar gjithe ciklin e 127 per nje tampon me lejoni tju them qe situata eshte shume kaotike dhe aspak koherente. Si student i UMT e ndjeva te natyrshme te raportoj prane 127 kur u shfaqen simptomat e para, sot behen 4-5 dite qe kontaktet telefonike qe kam patur jane vetem operatori dhe mjekia qe me kalon operatori. Po ashtu u kam referuar qe prane kompanise ku punoj, ka raste te ngjashme qe jane vetkarantinuar dhe ende nuk ka asnje reagim nga organet kompetente. Per me teper me eshte sugjeruar prej mjekeve te nis mjekim me Azitro & Levo pasi gjendja eshte perkeqesuar dhe me thuhet 99% qe jam pozitiv .
A nuk mendoni se para nje vatre te re infeksioni duhet te pakten te kishte nje inspeksion ? Mendoj se grupi i punes ka marre mjaftueshem raportime pasi vetem une po ia risjell ne kujtese 127-es per te disaten here dhe situata vazhdon po njesoj .
Po ashtu mund tju konfirmoj qe prej pasigurise se infektimit dhe riskut per te tjeret , jam veteizoluar. Gjithsesi kjo me privon nga obligimet universitare , dhe duke mos patur rruge tjeter cdo gje shtyhet . Por a e perjashton kjo mundesine e nje infektimi ne auditoret e UMT sepse une personalisht kam qene ne auditore deri javen e kaluar ? Sa i sigurte eshte fakulteti yne per studentet? Respektet e mia. Pune te mbare
Nuk mungoi përgjigja e Brataj që i përgjigjet duke i thënë: “I nderuar Julian mund ta zgjidhni me mjekun e familjes problemin tuaj. E kam shpjegur ne shKrimin tim qe nuk i bene 127 tamponat dhe ndjekjen epidemiologjike.”
Shkrimi i plotë: I nderuar Dr. Erion Dasho. Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjeksisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prap nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova!
Meqënese keni filluar punë në televezione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjis ë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqënëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kan dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, t ë cil ët jan ë koleg ët tuaj! Deri tani nuk keni qënë asnjëher dakort me asnjë vendim të tij ose punën e kryer, për ju asnjë ekspert i këtij komiteti nuk meriton.
Ju e keni filluar me mjeket dhe mjek ët ekspert ë t ë komitetit nj ë betej ë pa pik ë referimi dhe tani mbërritët tek unë, duke marë fraza që të interesojnë nga intervistat dhe duke bërë interpretimin që dëshiron, duke anashkaluar problemet e tjera, ato më të rëndësishmet. Ju jeni 24 orë në pritje të intervistave të çdo anëtari të komitetit (disa prej tyre kanë qenë profesorët tuaj), por tani si duket ju keni vërtetuar shprehjen popullore se “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi”, ishallah qoftë e vërtetë! Ju çdo ditë jeni aty në pritje të një copëze komunikimi që mund të interpretohet në dy mënyra, asaj që thuhet realisht dhe asaj tuajës( kuptohet që është e vetmja e saktë)!
Ose ndoshta lexoni vetëm titullin e lajmit pa hyrë në brendësi, normal mund të ndodh! Në daljen time nuk kam hequr asnjëher dobishmërinë e tamponit, kam konfirmuar dhe konfirmoj që ka një përqinje shumë të madhe fals negative tamponi, sidomos te asimptomatikët. Kam thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma, jo të mos bëhet tamponi ose tamponi është i pa dobishëm!
Në këtë periudhë njerzit kërkojnë tamponin kur kan ë shenja dhe simptoma, por nj ë pjes ë e madhe e k ërkojn ë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës. Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin.
Kritika është konstruktive kur kërkohet të përmirësohet puna, kur kërkohet të shpëtohen sa më shumë njerëz, kur kërkohet të informohen njerzit sa më shumë, sa m ë qart ë me k ëshilla.
Besoj se në këtë koment me titull me gërma të mëdha vetëm keni krijuar më shumë konfusion te qytetarët. Në fakt e keni bërë disa herë q ë nga fillimi i epidemisë në Shqipëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim!
I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja kërkoni vetes tuaj!
Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e parë të këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online në bazë të protokolleve!!! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kanë protokolle.
Doktor kthjellohuni!! Tani për t’ju sqaruar edhe njëher ju këshilloj të shikoni linkun e mëposhtëm që përputhet me çfar doja të përcillja në intervistën time. Mbas linkut ësht ë shpjeguar gjendja e Shqipërisë!
Në Shqipëri çfarë po ndodh në këtë moment: Janë bërë 28.883 teste(tampon) nga të cilat 3571 kanë dalë të infektuar me COVID-19. Bazuar të dhënave epidemiologjike të deri tanishme n ë gjithë botën le të shikojmë gjendjen në vendin tonë për të kuptuar me qartë rrezikun e një FALS NEGATIVI! 13.07.2020 kemi: Numri i të vdekurve = 95; Vdekshmëria= 2.66%; Totali i të infektuarve=3.571; 3.571 përbën 70% të besueshmërisë së tamponit.
Fals Negativ(30% e numrit të infektuarve 3.571) është 1.125 persona me COVID-19 në tamponin e parë! Fals Negativ(30% e 1.125) është 337 persona me COVID-19 në tamponin e dytë! Mendoni 1.125 ose idealisht 337 persona të infektuar lëvizin të lirë, të bindur që nuk janë të infektuar me COVID-19?
Pra, ajo që dua të them është që tamponi sot ësht ë metoda e vetm ë diagnostikuese por me përqindjet e gabimit të sipër përmendur, nuk na jep sigurinë e kontrollit t ë p ërhapjes të infeksionit dhe nuk ndryshon as prognozën dhe as rezulatin final të sëmundjes!
Ajo që kam thënë, them dhe do të vazhdoj ta them është: Nëse ke shenja dhe simptoma. Nëse ke një familjar të konfirmuar me COVID-19. Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe nuk ke shenja dhe simptoma. Nëse e kuptove rrezikun e shpërndarjes s ë virusit edhe pas tamponit fals negativ
KONSIDEROJE VETEN TË INFEKTUAR DHE SILLU SI I TILLË! UNË DO VAZHDOJ T’JU LUTEM SI QYTETAR, SI EKSPERT DHE MBI T Ë GJITHA SI MJEK, MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!
Koronavirusi ekziston. Koronavirusi infekton. Koronavirusi sëmur. Koronavirusi mer jetë.
JU LUTEM/ Mbaj maskën në ambientet e mbyllura; Mbaj distancën 1.5 metër; Zbato rregullat e higjenës; Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla; Mos shkakto konfuzion.
P.S. Dr.Erioni siç e shikoni thëniet tuaja dhe ironia e përdorur dëmtojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, duke pas parasysh që jeni epidemiolog dhe këto marzhe gabimi i dini shumë mirë, ashtu siç dini dëmin që sjell konfuzioni i shkaktuar nga statusi juaj.
Erion Dasho ….. doktor, i ke ndjekur ne televizion deklaratat si te personave politike dhe te atyre teknike apo je duke shijuar javet e para te pensionit ??!!
Para disa ditesh ishte ministrja ajo qe hodhi dyshime mbi vleren e testeve. Dje ishte nje antar i komitetit qe beri te njejten gje. Te dy prononcimet jane ne YouTube dhe mund t’i verifikosh. Kur të pjell me virusë të pasjellshëm, të pjell… do t’a ketë bërë Mehmeti me kokën e vet… Me zbulimin se testet për COVID nuk vlejnë, komiteti shqiptar mund të iluminojë mbarë botën…