14:43 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bratajn duhet ta fusim prapë në shkollë se nuk njeh…”, plas keq mes Mukës dhe shefit të urgjencës, Brataj: Dil nga adoleshenca, unë s’jam sharlatan, thuaji asaj të mësojë edukatën

16:13 | 17/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bratajn duhet ta fusim prapë në shkollë se nuk njeh…”, plas keq mes Mukës dhe shefit të urgjencës, Brataj: Dil nga adoleshenca, unë s’jam sharlatan, thuaji asaj të mësojë edukatën

Epidemiologu Taulant Muka është përplasur sërish me Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Debati ka nisur pas një deklaratë të Bratajt për mediat, ku thonte se nëse bota do të vendoste maskë për dy muaj, virusi mund të zhdukej.

Muka, duke hedhur poshtë deklaratën e Bratajt, i kërkoi këtij të fundit të rinisë shkollën, pasi nuk njeh principet miniale të epidemiologjisë.

“Skender Brataj deklaroi në media: “Nese bota per 2 muaj vendos maske, do te zhdukej virusi!” Nese ky zoteria, zeri zyrtar i komitetit dhe qeverise, mendon se maska eshte e vetmja mase qe mungon ne vendin tone, te filloje shkollen nga e para dhe te jape urgjentisht doreheqjen pasi nuk njeh principet me minimale te epidemiologjise dhe po merr ne qaf nje popull te tere!”, shkruante Muka në një postim në rrjetet sociale.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e shefit të urgjencës Kombëtare. Brataj ka komentuar në statusin e Mukës. Shefi i Urgjencës akuzon epidemiologun së ka alergji ndaj çdo gjëjë që ndodh në Shqipëri, ndërsa i kujton edhe bursat që ka marrë nga fakulteti i Mjekësisë.

“I nderuar z. Muka. Degjoje gjithe intervisten, dhe zbrit me kembe ne toke. Nje keshille nga nje koleg qe ka eksperienc pak me shume nga ju! Ruaj etiken profesionale. Respekto deontologjine dhe mesoje si duhet ti trajtosh koleget! Une ne shkolle jam akoma dhe do te jem gjithe jeten.C.V time e pe besoj nuk kam çfar te shtoj me shume. Çdo gje shqipetare te jep alergji, eshte e pa denje per ju, nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume, kur ja keni mbathur, kur shfrytezuat gjithe bursat e mundeshme nga ai fakultet, me leket e shqipetareve dhe tani çdo gje e shumezoni me zero! Z.Taulant mos e ke degjuar gabim?

Ne nje situate ku ne Shqiperi perdorimi i maskes ka qene i rekomanduar, duke pare qe nuk perdoret dhe nuk ruhen distanca fizike, qellimi eshte qe njerzit te marin vesh qe eshte nje nga masat me efikase. Nese nuk e kishe kuptuar mund te me shkruaje ose telefonoje si koleg dhe une do tju jepja arsyet. Nese isha gabuar do tju falnderoja, por kjo menyre denigruese qe ju mundoheni te perdorni nuk mund ta lejoj.

Prandaj zbrisni me kembe ne toke, dilni nga adoleshenca dhe mesojeni sot se rrugen qe po beni ju tani shume koleg e kane kaluar para shume kohesh se bashku me mua! Thashe vendoseni masken, nuk kam thene mos e vendosni! I thuaj edhe zonjes Enkelejda Mema se nuk jam sharlatan, te mesoje pak edukaten qytetare se flet para gjithe botes. Jo se me ofendoi mua, por dua ti them qe nuk eshte kjo edukata e femrave shqipetare, sidomos ato me shkoll te larte! I thuaj edhe zonjes Rubina Muzina qe ajo qe kam deklaruar nuk i ndryshoj asnje presje per rastin e arrestit kardiak ne vendngjarje.

Nese doktoresha transporton kufoma me vjen keq, por nuk eshte ky realiteti, ngarko dhe vrapo ka qene filozofia e urgjences 30 vite me pare. Pati komente nga eksperte dhe koleg qe e mendojne njesoj si mua.Ndersa ti Taulant nese u ndjeve njesoj si ajo, nuk me shqeteson aspak se ju nuk e dini çfar eshte pacienti, aq me shume nuk do mesosh ndonjeher çfar eshte arresti kardiak dhe besoj nuk do ta dini ndonjeher! Ketij Kuks Kukesi thuaj ta bej nje vizit te psikiatri per vete meqenese punon te QSUT e ka afer psikiatrin! Me Frrokun nuk kam ndermend te merrem! Nuk e ka respektuar ndonjeher etiken dhe deontologjine!
Dr.Skender Brataj”, shkruan Brataj.

Sherri ka vijuar edhe më tej, pasi Muka ka publikuar komentin e bërë nga Brataj dhe akuzon se kreu i Urgjencës Kombëtare nuk mban titullin professor i asociuar dhe doktor shkencash.

“Po e postoj per te kuptuar ne cfare niveli (ç)”intelektual” ndodhen vendimet ne vendin tone sot! Po, injoranca ne pushtet qe i vesh vetes emrin profesor i asociuar dhe doktor shkencash me ben shume alergji se konsiderohet vjedhje dhe mashtrim-denohet me ligj! Bursat mi ka dhene Bashkimi Europian, jo taksat e shqiptareve, dhe rrugetimi im akademik e ka treguar shume qarte qe i kam merituar dhe e kam perfaqesuar vendin denjesisht deri me sot! Me taskat e shqiptareve paguheni ju z. Brataj, dhe duhet te jepni llogari cdo dite per menyren sesi i perdorni!”. shkruan Muka. Duhet thënë se debati ishte më shumë denigrues sesa shkencor.

Pas

5 efektet surprizuese të pjeprit për të cilat nuk keni dëgjuar më parë

Para

Si të bëni maska me kosto zero në kushte shtëpie? Manastirliu nxjerr videon pas paralajmërimit për gjoba  

Para
Manastirliu zbulon vendimin: Nga sot maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në ambientet e mbyllura

Si të bëni maska me kosto zero në kushte shtëpie? Manastirliu nxjerr videon pas paralajmërimit për gjoba  

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

Blushi: Turizmi po lëngon. Vlora thahet për ujë, Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura si higjena e Ramës

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.