Skënderbeu mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-2, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe duke shkuar kështu në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Laçin.
Kur u duk se vlonjatët do ta kishin gjithçka në favor, falë fitores në ndeshjen e parë, Skënderbeu ka treguar se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe se është ambicioz në të dy titujt.
Soue dhe Nimaga ishin autorët e golave – Soue në minutën e 59′ dhe Nimaga në minutën e 61′- që i duke e çuar në finale skuadrën e Ilir Dajës.
Por nuk ishte vetëm humbja për Flamurtarin sot.
Trajneri Shpëtim Duro, menjëherë pas humbjes me Skënderbeun në shtëpi, deklaroi dorëheqjen nga Flamurtari.
Duro u shpreh se ky është vendim të pakthyeshëm.
“Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit që nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa.” – mësohet të jetë shprehur Duro.
Ai u shpreh se presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi nuk do ta mirëpresë vendimin, por tekniku është I vendosur për të mos vijuar më në pankinën vlonjate.
(E.L./Faxweb)