03:20 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skënderbeu, Daja: Nuk do kemi asnjë rival, duam titullin e shtatë rradhazi

19:20 | 22/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skënderbeu, Daja: Nuk do kemi asnjë rival, duam titullin e shtatë rradhazi

I rikthyer bashkë me skuadrën e tij nga dy javë përgatitore në Antalya të Turqisë, ish-trajneri i Tiranës, Ilir Daja, duket se ndjehet gati të rinisë garën, kësaj here nëpërmjet një aventure të re, me një tjetër ekip, kampionët në fuqi, Skënderbeun.

I kënaqur nga minifaza e zhvilluar, Daja, në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit korçar, ka folur për merkaton e zhvilluar dhe atë që pret ende deri në skadimin e afatit, sikurse dhe për largimet e mundshme, pa lënë mënjanë edhe objektivin kryesor në këtë gjysmë të dytë të kampionatit.

Hamdi Salihi mbetet pika e referimit të sulmit korçar.

“Përgjithësisht jam i kënaqur dhe besoj se kemi bërë një fazë të mirë. Kemi punuar me program të detajuar për rritjen fizike dhe e rëndësishme është që ekipi nuk ka pasur dëmtime të mëdha. Bashkë me presidentin dhe drejtorin sportiv, kemi përzgjedhur disa lojtarë që do të vinin në provë dhe janë testuar mbi atë çka mund të jepnin në këtë ekip. Konkretizuam akordin me Predeskun, i cili është një lojtar që mund të na shërbejë në ndërtimin e lojës. Po ashtu, kemi vlerësuar edhe lojtarët e tjerë, kryesisht të rinj, që mund të ndihmojnë ekipin. Një prej tyre është sulmuesi Çarls. Sigurisht duam të bëjmë një goditje të mirë në sulm, pavarësisht se kemi kryesulmuesin tonë, Hamdi Salihin, por edhe Latifin, Xhejms e Plakun. Gjithsesi, asnjëherë nuk mund të quhet e mbyllur një merkato në një ekip si Skënderbeu, që ka ambicie dhe potencial të fitojë shumë. Merkatoja është e hapur deri më 31 janar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur tekniku i korçarëve.

Trajneirn Daja nuk e tremb Partizani dhe asnjë rival tjetër.

“Unë besoj te grupi i lojtarëve që kam. Skënderbeu ka një kontingjent të mirë dhe të aftë për të fituar titullin. Janë lojtarë që dinë të fitojnë dhe të mbajnë peshën e duhur në ekip. Në të gjitha ekipet ku unë kam punuar, nuk kam patur asnjëherë frikë nga kundërshtarët. Nuk e shoh të frikshëm Partizanin dhe asnjë ekip tjetër, pasi nëse Skënderbeu im di të përballojë mirë situatën ndeshje pas ndeshjeje, gjithçka është në rregull. Skënderbeu është një ekip shumë i kompletuar dhe nuk ka pse të druhet nga askush. Ky grup është i aftë të përsërisë sezonet e kaluara dhe të shpallet sërish kampion për herë të shtatë radhazi”, është shprehur Ilir Daja.

Superliga shqiptare ristarton fundjavën e ardhshme. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir dajaskenderbeusuperliga
Pas

Qëllon në ajër me kallashnikov, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë – EMRI

Para

Trump ndryshon selinë e Ambasadës amerikane në Izrael, ja ku do të jetë

Para
Trump ndryshon selinë e Ambasadës amerikane në Izrael, ja ku do të jetë

Trump ndryshon selinë e Ambasadës amerikane në Izrael, ja ku do të jetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.