Skëndërbeu po luan takimin e dytë ndaj skuadrës nga Andorra të Sant Hulias. Ndryshe nga takimi i parë duket se ekipi korçar do të ketë një ndeshje më të lehtë. Skënderbeu ka shënuar që në fillim të lojës duke shfrytëzuar një gabim amatoresk të portierit kundërshtar.
Ndeshja e parë mes Skënderbeut dhe Sant Hulias ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve, ndërkohë që goli i shënuar në fushën e Sant Hulias i lehtëson shumë punë ekipit të trajnerit Ilir Daja.
Skënderbeu e ka nisur me të njëjtin formacion si në Korçë në ndeshjen e parë. (B.H/Shuplaka)