Skënderbeu nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë kundër Tiranës duke barazuar me rezultatin 1-1 në transfertë, në kuadër të javës 14, të vlefshme për Kategorinë Superiore.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 35-të me Bruno Ditën. Por në fundin e pjesës së parë, Sentamu ishte ai që çoi në 1-1 shifrat. sulmuesi lëvizi mirë me topin në zonë duke marrë krahun dhe më pas krosoi ulët, aty ku lojtari nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Pjesa e dytë prodhoi disa raste të shpejta, por jo gola, ku rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë barazim, Skënderbeu mbetet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg kreut, ndërsa Tirana në vendin e 8-të me 11 pikë. (B.H/Faxweb)