Skënderbeu e ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0, në kryendeshjen e javës së 21 të Kategorisë Superiore, falë autogolit të Gjokoviç në minutën e 62-të.
Të kuqtë provuan të kundërpërgjigjeshin pas këtij gabimi dhe goli të pësuar por rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të ndeshjes.
Kjo është humbja e dytë rradhazi për Partizanin pas asaj me Kukësin.
Ndërsa Skënderbeu, sot shkoi në kuotën e 49 pikëve, plotë 13 pikë diferencë nga vendi i dytë i Flamurtarit.
(E.L/Faxweb)