Ilir Daja pritet të marrë drejtimin e Skënderbut.
Ish-trajneri i Tiranës do të udhëheqë kampionët në fuqi pasi presidenti Takaj ka vendosur të larojë italianin Agostineli nga stoli korçar.
Siç raporton “Panorama Sport”, Daja do të jetë trajneri i ri i bardhekuqve ndërsa Ard Mema do të ketë statusin e zëvendës trajnerit.
Klubi korçar pritet të zyrtarizojë shkarkimin e teknikut Agostineli ose zhvendosjen e tij në një pozicion tjetër.
Ilir Daja pritet të nënshkruajë me Skënderbeun një kontratë 6 mujore me opsion rinomvimi për dy vite të tjera.
Ish-kreu i pankinës së 24-herë kampionëve do të jetë në provë për pjesën e mbetur të seoznit dhe do të marrë një pagë prej 4.500 euro në muaj, ndërsa ndihmësi i tij Ard Mema, do të marrë 2000 euro në muaj.