Ekipi korçar i Skënderbeut ka humbur turpshëm ndaj Bylisit me rezultatin 3-0. Nërsa trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka analizuar humbjen befasuese pësuar në shtëpi kundër Bylisit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Supersport, ai ka thënë:
“Mund të kishim pësuar më shumë, por mund edhe të kishim shënuar. Bylis meritoi gjithçka. Duhet të bëjmë një analizë me gjakftohtësi.
Më 6 gusht kemi filluar stërvitjen dhe kemi bërë 3 ndeshje në një javë me të njëjtin kontigjent, sepse nuk kemi patur mundësi të bënim rotacion. Kjo është dukur qartë nga dyluftimet e fituara në mesfushë nga lojtarët e Bylisit.
Jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit dhe kemi një grup me eksperiencë. Koha që do të kemi në dispozicion do të na ndihmojë. Më pas do të kemi disa lojtarë të rinj që do të shtojnë rivalitetin në skuadër. Kjo është një humbje e papranueshme për Skënderbeun dhe i kam thënë lojtarëve që ta harrojnë”.