Skënderbeu ka humbur në miqësoren e tretë në Antalya. Skuadra kampione e vendit u mposht 1-0 nga ekipi azer Karabag, ku luan kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli.
Golin që vendosi fatin e takimit e shënoi sulmuesi 23-vjeçar Ramazanov, i cili mposhti Orges Shehin me një goditje nga hyrja e zonës në minutën e 42-të
Kjo disfatë për skuadrën korçare vjen pas barazimit pa gola ndaj turqve të Bursasporit dhe fitores 3-1 përballë azerëve të Sumkajitit. (A.R/SHUPLAKA)